E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akt i rëndë vandalizmi! Hapet arka dhe shkatërrohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil

Simbolet e shenjta dhe arka e kishës së Ksamilit, janë thyer e shkatërruar pasditen e të shtunës. Autorë të aktit të dhunshëm e të qëllimshëm për shkatërrim, janë identifikuar dy të rinj, të cilët mendohet se kanë ardhur në Kamil me misionin për të grabitur arkën.

Mendohet se sasia e pakët e parave të gjetura në arkën e shpërthyer, ka zemëruar protagonistin e aktit vandalist, për ta shkarkuar zemërimin te ikonat. Dhjetëra ikona janë zbritur nga muret dhe janë gjetur të thyera, sipas kujdestarit të Kishës së Ksamilit, Jorgo Stavro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›