Vrau me thikë të birin, vihet në pranga babait! Policia zbardh dinamikën

Policia e Tiranës ka arrestuar 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i akuzuar për vrasje në familje. Arrestimi ka ndodhur pasditen e djeshme, kur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai ka goditur djalin e tij, Asim Gjoni, i cili ka humbur jetën më vonë në spital.
Gjoni akuzohet për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Gjatë deklaratës për grupin hetimor, ai ka pranuar se shpesh kishte pasur konflikte me të birin, pasi ai e kishte shantazhuar dhe bullizuar. I moshuari ka shtuar se nuk ka pasur qëllim të vrasë djalin, por situata ka dalë jashtë kontrollit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.