E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qindra lëkundje tërmeti në dy ditë, mbyllen shkollat në ishullin më të njohur të Greqisë

24 orët e fundit kanë qenë shqetësuese për Greqinë. Konketisht për ishujt Santorinit dhe Amorgos të cilët janë lëkundur nga disa tërmete të forta dhe qindra pasgoditje.

Më e madhja prej lëkundjeve sizmeike ishte 4.5 të shkallës Rihter, në orën 9:22 të mëngjesit të sotëm 22 kilometra në jugperëndim të Amorgos.

Vlen të përmendet se brenda një periudhe prej tre orësh janë regjistruar rreth 30 lëkundje mbi 3 të shkallës Rihter.

Për shkak të shqetësimit të shkaktuar nga aktiviteti intensiv sizmik , në Santorini u vendos që shkollat ​​të qëndrojnë të mbyllura nesër, të hënën, që të shmangen grumbullimet e mëdha në ambiente të mbyllura dhe që aksesi dhe qëndrimi në portet e Ammoudi dhe Porti i Vjetër i Fira të shmanget.

Për më tepër, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve në ishull të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për të zvogëluar rrezikun.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›