Akt prej tradhtari i kryesocialistit – s’lejoi deputetët të merrnin pjesë në seancë

Vëzhgimi/Edi Ramën nuk e la Miladini të festonte 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Edi Ramës dhe PS-së nuk i adresoi dje askush as ndonjë sulm “të ftohtë” dhe as ndonjë sulm “të ngrohtë”. Mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e celebrimit të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte zgjedhje e tyre (me sa duket e pamenduar mirë), për deri sa Edi Ramës “i dogji miza nën kësulë” ndërsa tentoi të justifikonte këtë mungesë me “mos lajmërim ndonjëherë”.
Nuk dihet me çfarë kupton Edi Rama me “lajmërim ndonjëherë” në adresë të deputetëve të tij, por me justifikimin e djeshëm, demonstroi se, më e pakta, ai nuk përfill dhe nuk llogarit Gramoz Ruçin si “personi përgjegjës” për “lajmërimin ndonjëherë” dhe më e shumta, falë trashëgimisë së tij edhe gjenetike, që nga koha e drejtimit të partisë së tij nga Miladin Popoviçi, ai (Edi Rama) ka rënë “viktimë” e fantazmës e këtij të fundit (Miladin Popoviçit), i cili i ka “fryrë në vesh” Edi Ramës për të mos lejuar deputetët e tij të marrin pjesë në seancën e celebrimit të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Për këtë, duket fantazma e ish-mikut të partisë së trashëguar prej Edi Ramës ka pasur dhe i ka servirur këtij (Edi Ramës) edhe justifikimin, sipas të cilit nuk i kushtonte asgjë të bënte “të paditurin”.
Në këtë sjellje me paramendim, justifikimi bajat i kreut të PS-së, Edi Rama do të ishte më mirë të mos artikulohej dje me zë e me figurë, sepse, në këtë ditë të rëndësishme sa për Kosovën aq edhe për Kuvendin e Shqipërisë, mungesa e deputetëve socialistë seancën e celebrimit të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, askujt “nuk i ra në sy”.
Akt prej tradhtari i kryesocialistit – s’lejoi deputetët të merrnin pjesë në seancë/I pafytyrë. Kështu meriton të quhet kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për bllokimin që u bëri deputetëve të mos merrnin pjesë në seancën e posaçme të Kuvendit, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Si pa të keq, doli dhe u shfaq edhe në një konferencë për shtyp, duke ngritur një alibi të marrë, se opozita nuk u njoftua për seancën. Ai guxoi deri aty sa e akuzoi Kuvendin e Shqipërisë, për mbajtjen e një seance tinëzare, duke pretenduar për keqpërdorim të festimit me qëllimin për të sulmuar opozitën! “Sot u keqpërdor festimi, në të vërtetë për të larë gojën, një gjoja seancë të posaçme dhe një sulm kundër opozitës. Sulm i ftohtë dhe shumë tinzar. As PS nuk u lajmëruan ndonjëherë. 5 vjetori i pavarësisë, i lirë e i pavarur kërkonte jo një seancë të improvizuar kërcimi nacionalist, por seancë jubilare, me të ftuar specialë dhe përgatitjet e duhura në kohën e duhur”, deklaroi kreu i selisë rozë.
Ai gjithashtu, akuzoi qeverinë se është e gatshme që të cenojë stabilitetin në rajon. “Këta janë dashnorët e shqiptarisë, janë gati të hedhin në erë urat ngritura të paqes në rajon, me turbofolkun. Duke inskenuar si një shfaqje si e sotmja që na turpërojnë. Kërkojnë të hedhin në erë gjithçka është arritur”. Rama mbylli deklaratën me një shprehje të thënë disa here në daljet publike. “Opozitës i lind e drejta ta akuzojnë qeverinë dhe kryeministrin si një personazh: retorika nacionaliste është streha e fundit e zullumqarëve”, tha ai.
Por, kryetari i PS-së harron një detaj dhe shumë thelbësor madje, detyrimin e administratës së Kuvendit, për të njoftuar deputetët për seancat plenare. Dhe këtë, Kuvendi e ka realizuar më së miri dhe sipas funksioneve administrative. Nga e gjithë kjo kuptohet veç një detaj që meriton të cilësohet si akt i paprecedentë në historinë antishqiptare të Edi Ramës, në ushtrimin e bojkotit dhe bllokimit të çdo interesi shqiptar.