E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hana: Skema e sigurimeve e suksesshme, PS reminishencë e regjimit të kaluar

15-02-2013 / Gazeta 55

Reagon IKSH ndaj deklaratave të ditëve të fundit të Partisë Socialiste


Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar ndaj deklaratave të ditëve të fundit të Partisë Socialiste, sipas të cilës nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor nuk përfitojnë të papunët. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, u shpreh se, “drafti i ri i ligjit të sigurimeve shëndetësore, do të risë cilësinë e shërbimeve në sajë edhe të kontributeve.  “Pas akuzave qe kane ardhur kohet e fundit nga PS për sistemin shëndetësor, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor sqaron opinionin publik si me poshtë: - “Sistemi shëndetësor kohet e fundit ka njohur reforma te mëdha dhe suksese te prekshme nga popullata, duke nisur qe nga paketat konkrete te shërbimeve qe ofrohen për popullatën, lista e barnave te rimbursueshme e cila është shtuar me 159 barna te reja dhe me 413 alternativa, duke rinovuar 1/3 e listës, fondi i se cilës është 2.4 fishuar nga Qeveria nga 2005 ne 2012. Kjo është një rritje reale dhe jo kalim nga një xhep ne tjetrin, siç spekulon Partia Socialiste. Janë ofruar shërbime konkrete për popullatën sa i përket parësorit për te gjitha kategoritë ne nevoje, duke definuar kujdesin për te rriturit, për te moshuarit, kujdesin parandalues, kujdesi për gratë dhe shëndetin riprodhues – te mirëpërcaktuara ne kontratat tona, duke sjelle një rritje te shërbimit shëndetësor ndaj këtyre kategorive. Ky është një kujdes qe matet çdo muaj me evidenca konkrete qe nga 2007 dhe shifrat kane ardhur gjithnjë ne rritje. Lidhur me spekulimet për mosperfitimin e te papunëve nga skema e sigurimeve shëndetësore, sqarojmë opinionin publik se te papunët mbulohen falas nga shërbimi shëndetësor pasi për ketë kategori paguan shteti. Ne vitin 2007 janë përfituar rreth 72 milion lek nga kategoria e te papunëve dhe kjo shifër është 172 milion ne vitin 2012, duke dyfishuar përfitimet e kësaj kategorie ne këto vite. Kjo nuk lidhet me ndryshim te numrit te te papunëve, por me rritjen e përfitimit te tyre nga skema. Si mund të thuhet që nuk jepet shërbim shëndetësor, kur vetëm gjatë 1 viti kurohen rreth 670 mijë vetë në spitalet publike, nga të cilët 241 mijë janë të shtruar dhe 432 mijë urgjenca? Theksojmë se përfitime konkrete ka pasur edhe për punonjësit e shëndetësisë. Janë dyfishuar pagat e mjekeve si ne sistemin parësor, janë rritur me 2.5 here pagat e mjekeve ne spitalor si dhe janë rritur 2.3 here pagat e infermiereve ne parësor dhe spitalor qe nga viti 2005 deri me sot. Përtej këtyre sukseseve te arritura ne këto vite, te konsoliduara edhe ne vite te vështira financiare, kur skema te tjera kane bere hapa mbrapa, sqarojmë ne lidhje me sistemin e kontributeve: Sistemi kontributiv i përzgjedhur nuk është një trill i një personi apo një qeverie, por një pune shume e madhe e bere nga qindra specialiste dhe disa qeveri te majta e te djathta si dhe nga shume institucione prestigjioze qe kane punuar se bashku me specialistet shqiptar si BB, USAID etj qe nga 1995 e këtej, te cilët e kane pare ndryshimin ne atë kohe si domosdoshmëri te një sistemi qe kishte 50 vjet qe nuk gjeneronte cilësi ne sistemin shëndetësor. Te gjithë ndryshimet qe kane ndodhur ne sistemin shëndetësor persa i përket pjesës se organizmit, qe nga paguesi i vetëm dhe mbajtja e sistemit kontributiv aktual janë rekomanduar nga organizata prestigjioze si Banka Botërore dhe USAID te cilët kane rekomanduar këtë gjë. Momenti ku ne jemi me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri është kurorëzim i te gjithë kësaj pune, te cilën PS do ta zhbëjë duke propozuar një shërbim shëndetësor pa kontribute dhe shërbim te ashtuquajtur "falas", pa treguar konkretisht se çfarë do te bëjnë me reduktimin e shumes se kontributeve e cila i hiqet shëndetësisë dhe shkon nuk e dimë se ku dhe si do te jete e mundur realizimi i te njëjtave shpenzime qe kryhen sot ne sistemin tone shëndetësor qe përbejnë 24% te shpenzimeve te skemës? Mos ndoshta këto do te pasohen nga një rritje taksash? Apo do te reduktohen shërbimet? Kjo duhet bere e qarte sepse ky propozim i PS na kujton reminishencat e një sistemi te kaluar i cili u provua për 50 vjet ne Shqipëri dhe gjeneroi një shërbim me cilësi te ulet për popullatën. Çështja e diskutimit te financimit për shëndetësinë është një çështje mjaft delikate dhe s’duhet përdorur për qëllime elektorale, sepse do te ndodhe si me pëlhurën e penelopes te cilin e thur njeri dhe e shthur tjetri duke rrezikuar shërbimin shëndetësor për popullatën. Avantazhi kryesor i sistemeve kontributive është se ata nxisin transparencën ne sistemin shëndetësor duke përcaktuar qartësisht fondet për shëndetësisë dhe duke bere qe te gjithë ata qe i paguajnë kontributet te rrisin presionin ndaj Qeverise ne mënyrë qe financimi i shëndetësisë te mbetet i qëndrueshëm. Ne rast te kundërt, kur dhënia e fondeve do te varej vetëm nga qeveritë, pa pasur presionin e popullatës, kjo do te ishte shume riskante për qeveri te papërgjegjshme qe mund te lëviznin me një te rene te lapsit fondet nga shëndetësia ne sektorë te tjerë, duke rrezikuar dhënien e shërbimeve. Përveç kësaj, raporti përfundimtar i Bankës Botërore përpara se te hartohej ligji i ri, rekomandoi mbajtjen e normës se kontributit ne masën 3.4%, gjë qe është reflektuar ne ligjin e ri qe pritet te hyje ne fuqi. Lidhur me akuzën për rritjen e masës se kontributit për te vetëpunësuarit nuk është e vërtete. Norma e kontributit për te vetëpunësuarit është ulur nga 7 ne 3.4% duke e njehsuar me te gjitha kategoritë e tjera dhe ne vlere absolute pagesa do te jete lehtësisht me e ulet se kjo qe është sot dhe kjo pjese është ende duke u punuar ne tavolinat e specialisteve. nuk është koha te luhet me shëndetin e shqiptareve”, mbylli fjalën e saj znj. Hana.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›