Berisha firmos iniciativen Commit te OKB
Kryeministri Berisha firmos dokumentin për angazhimin e qeverisë shqiptare në “Iniciativës COMMIT”, të Kombeve të Bashkuara, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Një ndër angazhimet konkrete që ndërmerret është përmirësimi i aksesit në drejtësi të grave të mbijetuara nga dhuna në familje, duke eliminuar tarifat gjyqësore dhe siguruar ndihmën ligjore falas. Kryeministri Berisha tha se një seri ligjesh janë miratuar dhe të tjera janë në hartim e sipër, në mënyrë që t’i japin përgjigjen ligjore më të merituar dhunës ndaj gruas dhe abuzimit me lirinë në familje.