Aktakuzë ndaj drejtorit të ndërmarrjes “Ekonomia Pyjore”, Zekë Zekaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Zekë Zekaj, drejtor i N.SH “Ekonomia Pyjore” në Pejë për veprën penale keqpërdorim i pozitës ose autorizimit, nga neni 339, par 3 i KPK-së.
I pandehuri Zekë Zekaj, në cilësinë e drejtorit të ndërmarrjes shoqërore “Ekonomia Pyjore” në Pejë, në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr 2005/48 e dt 21.11.2005, ka tejkaluar kompetencat me këtë rast, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, ashtu që edhe pse kjo ndërmarrje është nën administrimin e AKP-ës, pronën shtetërore. Ajo ka sipërfaqe të përgjithshme prej 1.32, 50 ha, e cila gjendet në Shtupeq të Madh-Rugovë. Kuvendi komunal i Pejës, e ka ndërruar me pronën e personit B.N., sipas kontratës për ndërrimin e patundshmërisë, e legalizuar në Gjykatën Komunale në Pejë.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që të pandehurit Zekaj, përveç dënimit kryesor, t'i shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalim i ushtrimit të detyrës, konform nenit 62, 1 e 2, nenpar.2.3 të KPRK-së. /Indeksonline/