Autori i Edukatës Qytetare u kërkon falje rokerëve

Autori i librin mësimor të Edukatës Qytetare të klasës së 10-të, Bajram Shatri ka kërkuar të falur për paragrafin ku në libër ka shkruar se muzika rok është dukuri negative, duke e vlerësuar kështu si të njëjtë me dhunën neper televizione e pornografinë.
“Ai paragrafë ka qenë gabim teknik. U kërkojë fale të gjithë atyre që janë ndier të fyer. Nuk e di se si ajo fjali ka mbetur e pavërejtur. Ketë vit ky paragrafë do të hiqet, ose do e heqim krejt atë faqe”, ka thënë Shatri për RTK-në.
Por, sociologu Artan Muhaxheri, mendon se ai paragraf nuk është i pa qëllimshëm.
“Ai paragrafë është në përputhje të plot me vlerat e përmbysura qe ka Kosova sot”, ka thënë Muhaxheri.
Ndryshe rokerët kosovarë kanë vlerësuar se muzika Rok&Roll pos artit të mirëfilltë, ka shërbyer për tu çlirua prej diktaturave. Sipas tyre, roku është qytetërim, e ajo që po mësojnë për të nuk është qytetari por primitivizëm. /Indeksonline/