Konfiskohen barna në vlerë prej 50 mijë euro

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar sot në mëngjes një operacion të gjerë për konfiskimin e mallrave ilegale në regjionin e Prizrenit. Hetimet e përbashkëta të Doganës dhe Policisë kanë arritur të zbulojnë lokacionin e depos dhe rrjetin e distribuimit të barnave të kontrabanduara.Me urdhër të Prokurorit, Oficerët Doganorë së bashku me Policinë e Kosovës, kanë kryer bastisje në 9 lokacioneve të ndryshme, apo barnatore që tregtonin këto barna.
“Të gjitha mallrat e zbuluara është vërtetuar se janë të kontrabanduara, në këto momente është duke vazhduar konfiskimi i tyre. Medikamentet e zbuluara janë me origjinë nga Serbia, dhe janë futur ilegalisht në Republikën e Kosovës. Vlera totale e medikamenteve të zbuluara është afro 50.000 euro”, thuhet në komunikatë të Doganave të Kosovës.
Në këtë aksion kanë marr pjese rreth 50 oficerë të Doganës dhe Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe njësite të policisë për mbështetje. /Indeksonline/