E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turkut i vihen pengesa në rrugë

Para pak çastesh në Kosovë ka mbërritur kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek së bashku me një delegacion. Por, pak para se ai të zbriste në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dikush ka hedhur rreth 3 kamionë më dhe, në një sipërfaqe prej 1 kilometër në asfalte afër aeroportit. Eskorta e mysafirëve turq ka kaluar rrugën më vështirësi, pasi në asfalti kishte bacë e gurë të mëdhenj dheu.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se përskaj rrugës janë rrëzuar edhe disa shtylla elektrike. “Një kamion ka derdhur dhe, dhe ka rrezuar disa shtylla elektrike skaj rrugës, nuk dihen motivet e ngjarjes”, ka bërë të ditur për Indeskonline Policia e Kosovës.

Cemil Çiçek është ftuar me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kuvendit i Kosovës, nesër me këtë rastin do të mbajë mbledhje solemne. 

Zyrtarët turq i ka pritur në aeroport nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Nuk ishte në protokollin shtetëror që delegacioni Turk të ndalej ne aeroport, por nënkryetari Haliti i ftojë ata për nga një qajë brenda aeroporti. Haliti ka përshëndetur ndihmën e vazhdueshme, siç ka thënë ai, të shtetit mik që po i jep Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›