E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti i KQZ per hapjen e kutive merr 4 vota

Dy anetaret Subashi dhe Lazaj votojne kontestojne proceduren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ne teresi me 4 vota pro dhe 2 kunder aktin per hapjen e kutive dhe numerimin e fleteve te kontestuara ne 368 qendrat e votimit te Bashkise Tirane. Dy anetaret e opozites ne KQZ votuan kunder Deshira Subashi dhe Artan Lazaj. Ndersa Arben Ristani Klement Zguri Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj votuan pro aktit. Ne parim akti u miratua me 6 vota pro por anetaret e opozites ne KQZ paten pretendime ne lidhje me procesin se si do te veprohet duke e cilesuar te ndryshme me ate qe u perdoren per 117 kutite. Mbledhja e KQZ-se nisi me diskutimin nen per nen te aktit. Pika 2 ka te beje me ngritjen e grupeve te numerimit te fleteve te hedhura gabim ne kutite e gabuara procesin e hapjes se kutive numerimit dhe tabulimi i tyre ne tabelat e rezultateve. Per kete Gjoncaj pati pretendime ne lidhje me nje proces te tille. Ne pergjigje te perfaqesuesit te PS-se Genc Gjoncaj kreu i KQZ-se Arben Ristani sqaroi se do te ngrihen 8 grupe numerimi per numerimin e te gjitha kutive te pahapura. Jane rreth 1800 kuti qe do te hapen numerimi i te cilave nuk mund te behen vetem nga 7 anetaret prandaj eshte parashikuar ngritja e 8 grupeve te numerimit tha Ristani. Kreu i KQZ-se sqaroi proceduren sesi do te veprohet. Sipas Ristanit do te jene grupet e numerimit qe do te hapin kutite do te nxjerrin fletet dhe do te bejne tabulimin ne tabelat perkatese. Sa i perket saktesimit te veprimeve ne tabelat perkatese do te jene vezhguesit e partive dhe anetaret e KQZ-se qe do te bejne verifikimin. Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi kundershtoi ngritjen e grupeve te numerimit. Sipas saj hapja e kutive duhet te behet ne sy te anetareve te KQZ-se sic u operua me hapjen e 117 kutive te para me fletet e kontestuara. Ne kete menyre u takon te tjereve te jene vezhguesit e fleteve te votimit ndersa ne te bejme miratimin e atyre qe nuk kemi pare me sy deklaroi Deshira Subashi. Fletet e votimit te mos vleresohen nga administrata por nga anetaret e KQZ-se. Ato duhet te vijne ne tavolinen tone qe te vleresohen. Jemi ne nje proces ankimor... dhe jemi ne qe do te bejme vleresimin e fleteve kjo nuk ha kohe aq te gjate sa thuhet deklaroi Subashi. Edhe perfaqesuesi ligjor i PS-se kundershtoi ngritjen e grupeve te numerimit. Ne nuk kemi besim te KQZ-ja jo me te kemi besim ti hape dhe ti numeroje votat administrata e KQZ-se tha perfaqesuesi socialist. Ndersa perfaqesuesit ligjore te PD-se jane dakord me ngritjen e grupeve te numerimit tha Salianji. Ndersa perfaqesuesi i PD-se ne KQZ Niazi Kosovrasti kontestoi qendrimin e perfaqesuesve te opozites duke deklaruar se nje qendrim i tille mbahet vetem per te zvarritur procesin e ndermarre nga KQZ-ja i cili realizohet per te zbatuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›