Akti kundër terrorizmit

“Act of Valor” është një film për forcat speciale të ushtrisë Amerikane, si asnjë tjetër, ku disa nga personazhet portretizohen nga anëtarë aktivë të këtyre njësive.
Gjatë një misioni për shpëtimin e dy agjentëve të C.I.A-s, një skuadër e forcave speciale zbulon një celulë terroriste që rrezikon gjithë botën.
Me një trimëri të pashoqe, duke lënë pas miq e familje, ata rrezikojnë jetët e tyre në misione kudo në botë për të ndalur me çdo kusht rrezikun.
“Act of Valor”, për dallim nga burrat të cilët e shohin, ai ka një problem identiteti.
Pjesa e parë e filmit dhe pjesa dokumentare e tij paraqet jetën e vërtetë të anëtarëve të Nacy SEAL-s – dhe municionin e vërtetë të tyre – përderisa ata shpikun shpresën si detyrën e tyre më të mirë.
Shumë shpejt dhe papritur, megjithatë, pavarësisht talentit të tyre të ushtarit që kanë, aktrimi shihet se nuk është pjesë e tyre e mirë.
Pse duhet të jetë?
Ata janë forca të ushtruar në mënyrë profesionale dhe e kanë vështirë që të na japin një narracion sentimental dhe të shkëmbej me ne në mënyrë kuptimplote zërin e tyre të ndjenjave aq më pak ku ata janë njerëz që luftojnë për gjithçka.
Madje, artikujt në gazeta thonë se ky film është një pjesëmarrje e tyre vullnetare në film dhe nuk ka të bëj as me kërkesën e filmbërësve.
Këtë e kanë shfrytëzuar mirë kineastët, Mike McCoy dhe Scott Waugh, që duket më shumë janë kujdesur për heronjtë e tyre sesa për kamera.
Të dashuruar shumë pas këtyre filmave (shënimet e tyre ndoshta i kanë dhënë atyre edhe autoritetin për të bërë një film) dhe kjo vëmendje shihet më së miri në skenarin e Kurt Johnstad, i cili paraqet agjentët e kidnapuar të CIA-së e të cilët do t’i shpëtojnë Navy SEAL që shkojnë në luftë të armatosur deri në dhëmb.
Skenat e këtij filmi janë të bërë në një mënyrë shumë interesante përderisa shihet edhe mënyra se si rekrutohen anëtarët për të shkuar në front.
Këta ushtar janë mbi tokë apo nën tokë, gjenden në San Diego apo në Filipine apo në Meksikë, këta janë njësia e SEAL të cilët bombardojnë terroristët me aksione dhe sekuenca impresive që në këtë rast thuhet se i kanë bërë vet ata.
Mirëpo, manovrat në arkipelag megjithatë tregojnë se në disa raste kemi të bëj me një film të vërtetë dhe në disa raste në një film fiktiv.
“Na duhet një mjet që mund të na lejoi ne ta ndërtojmë tregimin tonë i cili do të tregon se kush jemi në mënyrë autentike”, thotë kapiteni Duncan Smith një veteran 27 vjeçar i kësaj njesie i cili është njëri prej aktorëve të filmit dhe këtë e paraqet edhe në një shënim publik të tij.
Duke jetuar jashtë pyetjeve të zakonshme – atëherë pse regjisorët nuk e bën këtë film dokumentar? – ne nuk mund ta njohim mirë kapitenin Smith dhe specialistët e tij trashëgimtar, por mund të njohim mirë aktin e nderit që është në radhë të parë në këtë film.
E tërë kjo njësi tregon aktet e tyre luftën kundër terrorizmit duke e mbrojtur në njëfarë mënyrë tërë botën nga të këqijat e saj.
Pavarësisht kësaj filmi nuk bën të shikohet pa përcjelljen e prindërve për personat deri në moshën 17 vjeçare.
Ai do të shfaqet në javën e dytë të gushtit në kanalin e dueleve të mëdha DigiGold që në Kosovë e sjell kush tjetër po Kompania IPKO.
-----
Act of Valor
Producentë dhe regjisor: Mike McCoy dhe Scott Waugh; skenari: Kurt Johnstad; drejtor i fotografisë: Shane Hurlbut; montazha; Waugh dhe Michael Tronick; muzika: Nathan Furst; dizajner: John Zachary; Distributor: Relativity. Kohëzgjatja: 1 orë 41 minuta.
Aktorë” Roselyn Sanchez (Agjenti Morales) dhe Jason Cottle (Abul Shabal), dhe pjesëtarët e njësisë speciale Navy SEAL; Rorke, Michael, Dave, Ajay, Sonny, Ray, Duncan Smith, Van O dhe Weimy.