E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetemaj, i lumtur që shënoi gol për Finlandën

Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj është ndarë i lumtur që ka shënuar gol me të cilin i ka siguruar Finlandës barazim 3:3 në Belfast kundër Irlandës së Veriut

Hetemaj shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në fund të takimit. Për të ishte ky goli i dytë i shënuar në tri ndeshjet e fundit miqësore të Finlandës. Ai në maj kishte shënuar në fitoren 3:2 të Finlandës ndaj Turqisë.

‘Jam i lumtur që shënova gol. Ishte një gol shumë i bukur. Po më ec mirë, në tri ndeshjet e fundit kam shënuar dy gola. Është shumë mirë që nuk kemi humbur ndeshjen. Me rëndësi është kemi shënuar tre gola, por duhet të përkujdesemi që të mos pranojmë aq shumë gola’, ka thënë Hetemaj, për ‘Yle.fi’, të enjten. Finlanda nis kampanjën eliminatore për Botërorin 2014, më 7 shtator, kur do të ketë përballë Francën. Pjesë e kësaj përfaqësueseje është edhe sulmuesi Njazi Kuqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›