Aktivist dhe vizionar - Momument per Martin Luther King ne Uashington

Precious Lord kendon first lady e soul-it amerikan Aretha Franklin para permendores nente metra te larte te Martin Luther King-ut ne qender te kryeqytetit amerikan.
Nay Taylor eshte i entuziazmuar. Ai ka udhetuar me avion me te dy femijet e vet nga Milwaukee. Ka kursyer muaj me radhe per te perjetuar kete dite historike zbulimin zyrtar te permendores se Martin Luther King-ut. Tri ore fluturim ska problem thote afro-amerikani Nay Tylor.
E para permendore per nje afro-amerikan ne National Mall
Me ne fund ne bulevardin e nderit National Mall qendron prane monumenteve te mbajtesit te sklleverve Thomas Jefferson dhe te cliruesit te tyre Abraham Lincoln edhe permendorja e amerikanit me te famshem te zi Martin Luther King thote Nay. ndrra e tij e famshme per te drejta te barabarta per te gjithe amerikanet merr fuqi te re me permendoren ne afersi direkte te Kongresit dhe Shtepise se Bardhe shton. Per ne ajo do te thote gjithcka. Ajo eshte si pjese e se kaluares sone ashtu edhe e se ardhmes.
Vizioni i Martin Luther King-ut qe Amerika ti kaperceje kufijte e saj racore mbetet pjese e se shkuares dhe e se ardhmes sone kolektive thote i riu afro-amerikan Nay Taylor i cili mezi perballon jetesen e vet dhe te femijeve me pune rasti. Kriza ekonomike i prek zezaket e Amerikes vecanerisht rende. Gati nje e treta e tyre jeton nderkohe nen kufirin zyrtar te varferise. Prej malit te deshperimit nje gur shprese shkruhet mbi bllokun gjigant te granitit prej te cilit Martin Luther King-u duket sikur po del si profet.
Permendorja e Marthin Luther King rikujton ate qe Amerika ka arritur e bashkuar me lufte
ndrrat e medha mund te behen realitet thote motra e Martin Luther King-it Christine para dhjetera mijera veteve te mbledhur te permendorja e te vellait. Si dhe Amerika eshte vendi per kete.
Gati nje gjysme shekulli ka kaluar qekurse Martin Luther King vetem disa hapa me larg formuloi vizionin e nje Amerike te bashkuar e cila tejkalon kufijte racore. Sot ne diten e perurimit te permendores ka shenja te vogla se endrra e King-ut eshte bere realitet thote veprimtarja per te drejtat e njeriut Marie Jones e cila e ka perjetuar Martin Luther King-un ne 1963 gjate fjalimit te tij te famshem Kam nje enderr. Pa shihni rrotull Te gjitha ngjyrat e lekures etnite dhe gjuhet e Amerikes jane te perfaqesuara ketu prane kembeve te skulptures se Martin Luther King-ut. Per mua kjo eshte nje copez qielli.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aretha Franklin kendon ne ceremonine e perurimit te permendores se Marthin Luther King.
Pastaj ne pultin e folesit del presidenti i pare i zi i Amerikes dhe thote nen duartrokitjet e dhjetera mijerave. Termeti ne Uashington dhe uragani Irene arriten te vononin zbulimin e permendores se Martin Luther King-ut por asgje nuk mund ta ndaloje kete dite te kujtimit te tij. Permendorja e ketij veprimtari zezak te te drejtave te njeriut te kujton ate qe Amerika ka arritur e bashkuar me lufte.
Autor Ralf Sina / Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani