Greqia pret me tension masat e reja kursyese te qeverise

Sprove dhe madje e madhe ishte sigurisht edhe ajo e aprovimit te programit afatmesem qershorin e kaluar qe i siguroi Greqise se zhytur ne borxhe vazhdimin e financimit nga troika. Kryeministri Papandreu rrezikoi atehere edhe doreheqjen. Por dita e enjte 20.10. eshte padyshim sprova e sprovave per kabinetin socialist i cili paraqet ne parlament per miratim multi-projektligjin. Ai permban nje duzine permbysjesh shkurtimesh dhe taksash deri ne vitin 2015 qe i rrit ne 40 nga 28 miliardet e kursimeve. Kjo ka ngritur ne kembe jo vetem sindikatat por gjithe Greqine. Jeni ne terezi fare po beni Keni vendosur 7 taksa te jashtezakonshme 5 taksa pensionisteve pese taksa rrogetareve keni ulur 3 here cakun e te ardhurave te patatueshme u keni vendosur tri taksa familjareve me shume femije 5 tatime pasurise se patundshme - deklaroi ne parlament kreu i se majtes Aleksis Cipras.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Politikani i majte grek Aleksis Cipras.
Sindikalistet Duhet ti frenojme se nuk do te lene asgje ne kembe
Ashtu sic behet keto dite neper rruget e Athines por edhe Selanikut ku zbresin ne manifestime dhe protesta te perditshme qe nga taksistet dhe pronaret e kamioneve qe u shfuqizojne licensat deri tek nepunesit shteterore qe i nxjerrin ne rezerva pune pastruesit e rrugeve qe i kercenojne me lirim nga puna mjeket e spitaleve qe u pergjysmojne rrogat dhe arsimtaret qe i dergojne neper shkolla pa tekste shkollore. Duhet ti frenojme se ne qofte se nuk do ti frenojme nuk do te lene asgje ne kembe. Kete mesazh duhet te kalojme tek te gjithe punonjesit pensionistet profesionistet e lire dhe gjithe popullin grek - thote Vasilis Stathusis kryesindikalist i punonjesve te transportit urban qe per dy dite do te jene serish ne rruge kete jave.
Te gjithe jetojne me friken e nje termeti te madh social
Qeveria nderkohe e mban veshtrimin nga e enjtja dita e dyte e greves se pergjithshme 48-oreshe te sektorit publik dhe privat. Ate dite Papandreu duhet te fitoje nje beteje te dyfishte Brenda ne parlament te kaloje projektligin dhe jashte tij te mbaje situaten nen kontroll pa represion te tepruar policor ndaj demonstruesve qe do te rrethojne per gjithe diten ne menyre simbolike parlamentin. shte mbledhur shume lende shperthyese sic tregojne dhe disaprovimet e deputeteve qe jane nen presionin e elektoratit te tyre per te mos votuar. Te gjithe jetojne me friken e nje termeti te madh te nje shperthimi social. Nga nje ane kemi shoqerine qe akumulon revolte per shkak te ortekut te masave qe merren dhe nga ana tjeter qeverine qe preferon mikrotermete ctensionuese me mendimin se keshtu do te evitojne lekundjen e madhe e cila mbart rrezikun te shfarose gjithcka. Keshtu shprehet per DW gazetari i mirenjohur Panajotis Ifantis per te theksuar se qeveria me metromanine e saj qe sjell recesion dhe varferim te skajshem te shtresave te tera popullore ka humbur cdo avantazh politik.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analisti grek Panajotis Ifantis.
Sistemi politik ne krize dhe divorc me shoqerine
Papandreu mund ti kete dhene karakterin e votebesimit per vete qeverine e tij votimit te se enjtes por asgje nuk mund te paragjykoje rezultatin. Nje deputet paralajmeroi doreheqjen e tij per sot 17 tetor dhe nuk ka dyshim se edhe ish ministrja e Punes Lluka Kaceli sic premtoi do ti thote jo nenit 37 per ngrirjen e kontratave te punes ne rang degesh deri ne vitin 2015 pasi ne thelb shfuqizon kontraten kolektive te punes sic kerkon troika. A do te kaloje multiprojekt-ligji fare tiu them. Mund dhe te kaloje sic ndodhi dhe me programin afatmesem - i thote DW analisti Fotis Papulias. Qeveria ne keto momente qendron ne ajer ka humbur te gjitha bastionet e saj sociale. Nuk eshte e rastit qe perplaset me berthamen e forte te partise se saj sindikalistet kuadrot por edhe anetaret e thjeshte qe largohen prej saj si te tradhtuar thekson analisti grek. Sipas tij ne krize dhe ne divorc me shoqerine eshte gjithe sistemi politik qe ka deshtuar plotesisht.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analisti Fotis Papulias.
do zeri kundershtar qeveria i kujton se vota pozitive per masat duhet medoemos per 23 tetorin kur ne samitin evropian do te vendoset jo vetem arkitektura e re e eurozones por edhe fati i vete Greqise. Do te vendoset nese do te jepet ose jo nje zgjidhje e qendrueshme per borxhin grek prej 360 miliarde eurosh qe do te evitonte falimentimin dhe do te mbante vendin brenda eurozones.
Disa luajne me zjarrin. Dalja nga euroja con ne mjerim dhe ne xhungel ishte dilema e shtruar edhe nje here me force nga ministri i Financave Evangjellos Venizellos. Ne te njejten fryme tre ministra kryesore me nje artikull-manifest drejtojne apel dramatik per konsensus politik dhe social ose do ti bejme te gjitha bashke ose na pret katastrofa.
Partite politike ose do te ndryshojne ose nuk do te ekzistojne me
Por pyetja po ne qofte se greket thone jo qe degjohet perdite e me teper dhe nga gazetaret e huaj e ben dhe me te mundimshem ankthin e qeverise dhe keut te saj Papandreu i cili perjashton ne menyre kategorike zgjedhjet. shte zgjidhja me e thjeshte. Ne qofte se populli do te votoje qeverine dhe te marre persiper pergjegjesine nepemjet votes ta beje. do gje tjeter si plebishite etj. jane vetem truke per tjetersimin e vullnetit te populit dhe asgje tjeter - thote Fotis Papulias. shte e sigurt se partite politike ne Greqi me referencat e tyre sociale aktuale nuk mund te vazhdojne te ekzistojne me. Partite ose do te ndryshojne ose nuk do te ekzistojne - thekson nga ana e tij Ifantis dhe shton se kete do ta vendosin zgjedhjet. Sipas tij ndryshimet rrenjesore ne jeten dhe punen e njerezve sjellin dhe ndryshimin e pasmangshem te peisazhit politik. Ajo qe mbetet te shihet eshte trajta qe do te marre.
Autor Niko Anagnosti / Athine
Redaktoi E. Xhani