Televizioni Arrai konfirmon vrasjen e djalit të Gaddafit

Ky rrjet televiziv njoftoi se Khamisi dhe Mohamed Abdullah al-Senousi, shefi i inteligjencës së Gaddafit, janë vrarë gjatë luftimeve më 29 gusht nga forcat kryengritëse.
Khamisi e kishte komanduar një njësi elite ushtarake.
Raporti në Televizionin Arrai është konfirmimi i parë i vrasjes së Khamisit, që më së pari ishte raportuar nga zyrtarët e Qeverisë së përkohshme të Libisë.
Në anën tjetër, forcat besnike të Qeverisë së përkohshme raportohet se kanë hyrë në Bani Valid, që është njëri nga qytetet e fundit që i reziston qeverisjes së re të Këshillit Tranzicional Kombëtar në Libi.
AFP-ja e ka cituar një komandant që ka thënë se trupat e tij kishin hasur “në rezistencë të fuqishme” në Bani Valid, që është 170 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli.
Raportohet se gjendje e paqartë është në luftimet në qytetin Sirte, që është vendlindja e Gaddafit.