E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistët e "Vetëvendosjes", 30 ditë paraburgim

Pas seancës gjyqësore, grupi i avokatëve mbrojtës në mënyrë unanime ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, me arsyetimin se "janë bërë shkelje të procedurës gjyqësore".

Lëvizja "Vetëvendosje" përmes aktivistit Visar Imeri, ka reaguar lidhur me këto dënime duke shtuar se në këtë proces ka ndikime politike, sipas tij "sidomos deklaratat e presidentit Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe veçmas ajo e z. Pieter Feith".

Ndërkaq, mbrëmë rreth orës 23 në lagjen Arbëria në Prishtinë, rreth 30 veturave të EULEX-it u janë shpuar gomat. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Arbër Beka.

Deri më tani nuk ka të arrestuar as të dyshuar.

Lidhur me këto dëmtime, aktivisti Visar Imeri ka thënë se ato nuk kanë të bëjnë me "Vetëvendosjen".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›