PBDNJ në aleancë me Berishën?
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Leonard Solis tha për mediat të premten, se PBDNJ-ja do të marrë në shqyrtim ftesën e kryeministrit Sali Berisha. Ai ka nënvizuar se shqyrtimi i kërkesës për bashkëqeverisje do të bëhet nga strukturat vendimmarrëse të PBDNJ-së, të cilat mesa duket do të mblidhen shumë shpejt.
"Shumë shpejt do të mbledhim të gjitha strukturat tona dhe ju përmbahemi të gjitha fjalëve që kryetari i PBDNJ-së ka deklaruar", ka deklaruar Solis. Nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi që do të marrë kjo parti, por nëse do të përfshihej në qeverisje, do të ketë përballë partinë e çamëve, çka do të ketë përplasje. Megjithëse bashkëqeverisi me Berishën për katër vite, partia, e njohur ndryshe si partia e minoritetit grekë, nënshkroi koalicion zgjedhor me Partinë Socialiste, e cila nuk mundi ti fitonte votat e elektoratit.