E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivistët: Masakër në Hama të Sirisë

Aktivistët e opozitës thanë se trupat siriane të qeverisë duke përdorur tanke dhe helikopterë  dhe kanë masakruar më se 200 persona në provincën qendrore të Hamas.

Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se masakra ka ndodhur në fshatin Treimsa.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se ka pasur përleshje mes ushtrisë dhe një të grupi të armatosur "terrorist" në fshat, por nuk përmendi masakrën dhe nuk dha numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Kreu i Këshilltit opozitar Sirian Kombëtar Abdel Baset Saida, shprehu zemërim për masakrën dhe bëri thirrje për një rezolutë të ashpër të OKB-së, që lejon ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit të Damaskut.

Organizata thotë se më shumë se 17 mijë persona janë vrarë që nga shpërthimi i kryengritjes në mes të marsit të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›