E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kritikon kryeministrin e Rumanisë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë kritikuar kryeministrin rumun Viktor Ponta  për shkak të lëvizjes së qeverisë së tij për të rrëzuar presidentin dhe për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit.

Ponta u thirr në Bruksel pasi parlamenti i kontrolluar nga deputetët  e majtë larguan presidentin e qendrës së djathtë Trajan Basheskun, zëvendësoi Avokatin e Popullit dhe e shfuqizoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese duke nxjerrë dekrete emergjence.

Zyra e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se gjatë takimit me Pontën, Barroso ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me ngjarjet e fundit politike në Rumani.

Barroso i ka thënë Pontas që të "rivendosë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë që vendimet e saj të respektohen”.

Mesazhi i shkurtër është përsëritur edhe nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompej.

Largimi i Basheskut duhet të konfirmohet nga një referendum popullor, i planifikuar të mbahet më 29 korrik. Rumania u bë anëtare e BE-së në vitin 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›