WSJ, zbulon blerësin e një pikture të njohur

E përditshmja Wall Street Journal ka identifikuar miliardarin amerikan, Leon Black si personi, që e ka paguar shumën rekorde prej 119.9 milionë dollarësh, për punimin e njohur “The Scream” (Klithma) të piktorit Edvard Munch, në ankandin e muajit maj.
Si burim gazeta ka cituar “disa njerëz të afërt” me 60 vjeçarin Black.
Ai është investues në Nju Jork dhe themelues i kompanisë Apollo Global Menagement.
Vepra jetësore e piktorit Munch e vitit 1895, njëra nga katër versionet ekzistuese, shihet si emblemë e ankthit modern ekzistencial.
Tre versionet e tjera gjenden në muzetë në Norvegji, atdheu i piktorit Edvard Munch.