E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistet Trupat siriane po bombardojne zonat e mbajtura nga rebelet ne Homs

Aktivistet thane se trupat siriane po bombardojne rende zonat e mbajtura nga rebelet ne qytetin e Homsit vetem nje dite pasi Asambleja e Pergjithshme e OKB-se denoi regjimin per shkelje te te drejtave te njeriut. Aktivistet thane se zjarri i tankeve dhe artilerise goditi kater lagje ne qytetin ku nisi protesta 11 muaj me pare kunder presidentit Bashar al-Assad.

Ne Uashington sot sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se ajo dhe shefja e politikes se jashtme te BE-se Chatherine Ashton denojne edhe njehere me forcen me te madhe vazhdimin e dhunes kunder popullit sirian te ushtruar nga regjimi i Assadit.

Dje sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki-moon akuzoi qeverine Assad per krime kunder njerezimit.  Asambleja e Pergjithshme miratoi gjithashtu nje rezolute ku i behet thirrje qeversise autokratike te zotit Assad te ndale menjehere sulmet kunder civileve. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon ka thene se eshte thuajse i sigurte se qeveria e zotit Asad ka kryer krime kunder njerezimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›