E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i parë i KFOR-it investitor në Kosovë

PRISHTINE - Ish-gjenerali i parë i KFOR-it në Kosovën e pasluftës, Mike Jackson, kthehet për të mbështetur Republikën e Kosovës, jo si paqeruajtës, por për të investuar me kompaninë “Core Resources Group”, bën të ditur KTV.

Në një konferencë shtypi, Jackson ka thënë se Kosova ka ndryshuar për të mirë që nga koha që e kishte lënë atë, vite më parë. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe vendi është ndërtuar bukur shumë, ka thënë ish-gjenerali.

“Këtë herë po përpiqem ta ndihmoj Kosovën me zhvillimin ekonomik e jo për daljen nga rrethanat e vështira, siç ishte ne vitin 1999... Kosova ka ecur përpara, vendi është pavarësuar, megjithëse nuk është pranuar nga të gjithë, këtë e di. Porse tashti po shoh ndërtesa të shumta, ndriçim gjithandej dhe kështu që unë duhet të shikoj përpara drejt vazhdimit të marrëdhënieve me Kosovën, por këtë herë me ndryshe dhe ndoshta më mirë.”- theksoi Jackson.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›