E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri Mund te kerkojme zgjatjen e afatit per reformen zgjedhore

Ne Shqiperi komisioni i reformes zgjedhore pritet te kerkoje shtyrjen e afatit i cili skadon ne fund te muajit shkurt. Kjo u be e ditur sot nga bashkekryetari socialist i Komisionit Damian Gjiknuri.

Deri tani komisioni eshte marre me kapitujt qe lidhen me administrimin e zgjedhjeve por mes paleve ka patur shpesh probleme kur behet fjale per momente delikate te procedurave zgjedhore. Perfaqesuesi socialist Damian Gjiknuri tha sot se komisioni ka miratuar paketen e ndryshimeve ne Kodin penal per veprat qe konsiderohen krime elektorale duke rritur masen e ndeshkimit apo duke percaktuar edhe figura te reja krimi. Po ashtu eshte kaluar edhe pjesa qe lidhet me fushaten ne media ku sipas zotit Gjiknuri nuk eshte gjetur konsensusi lidhur me fondet publike qe perdoren per reklama qeveritare para fushates zgjedhore.

Deri tani komisioni ka ecur duke miratuar ato ndryshime qe kane mirekuptim mes paleve duke lene per ne fund ceshtjet e nxehta sic eshte edhe ajo e ndryshimit ne sistemin zgjedhor dhe perfshirja e korrektimit ne nivel kombetar e kerkuar nga partite e vogla te te gjitha kraheve por qe deri me tani nuk eshte marre ne konsiderate nga demokratet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›