E Diel, 1 Nëntor 2026

Qosja Shpallja e pavaresise - ngjarja me e rendesishme ne historine e Kosoves

Akademik Rexhep Qosja i tha Zerit te Amerikes se shpallja e pavaresise se Kosoves kater vjet me pare ishte ngjarja e dyte me e madhe brenda nje periudhe 100 vjecare ne historine e popullit shqiptare. Ne pervjetorin e katert te pavaresise se Kosoves zoti Qosja thote se vendi ka mjaft sfida para vetes por ndertimi i shtetit eshte nje proces dhe kater vjet jane pak per nje shtet. Po gjate kesaj periudhe tha ai Kosova ka bere disa perpjekje te suksesshme.

E para ka bere perpjekje te suksesshme ne fushen e ndertimit dhe stabilizimit konsolidimit te institucioneve shteterore dhe madje institucioneve shteterore demokratike. Ka bere perpjekje te suksesshme ne fushen e ndertimit dhe te konsolidimit te Forces se Sigurise se Kosoves ka bere perpjekje te suksesshme ne ndertimin dhe konsolidimin e policise se Kosoves qe jane dy sektoret them une me te miret me te organizuar me shembullor ne Kosove. Ka bere perpjeke te suksesshme ne fushen e arsimit dhe disa fusha te tjera si biznesi tha akademik Qosja.

Por ai terheq verejtjen se ne disa fusha perpjekjet ishin me te pakta.

Me pak perpjekje te suksesshme jane bere sidomos ne fushen e shendetesise dhe fushen e kultures. Po ashtu nuk mund te jemi te kenaqur me perpjekjet e bera ne parandalimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar tha ai.

Zoti Qosja nenvizon nderkaq sfiden e veriut te Kosoves te banuar me shumice serbe ku nuk njihen e nuk pranohen institucionet e shtetit te Kosoves. Ai tha se perpjekjet per shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne veri te filluara ne korrikun e vitit te kaluar ishin te rendesishme.

Por aty mjerisht do te kete ende pune. Serbia perpiqet qe ti shkaktoj probleme e veshtiresi Kosoves Serbia financon institucionet paralele ne nje menyre organizon dhe financon nje krim ne veriun e Kosoves por me ndihmen edhe te faktoreve nderkombetare edhe kjo do te kalohet nje dite sigurisht jo larg dhe Kosova do te funksionoj ashtu si edhe po funksionon ne krejt territorin e saj me perjashtim te veriut si shtet sovran tha ai.

Akademik Qosja thote se njohja e Kosoves nga mbi 80 vende te botes eshte njohje cilesore meqe kete e kane bere vendet me te rendesishme te botes. Ai nenvizon nderkaq rendesine qe ka fakti se viti 2012 do te shenoje permbylljen e mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›