E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivistet ne Siri akuzojne regjimin e Assad

Të paktën 200 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë kimike nga ana e regjimit të Asad në Guta, periferi të Damaskut. Lajmi është bërë publik nga aktivistët e këshillit të komandës revolucionare siriane nëpërmjet televizionit Al Arabia. Por përfaqësuesit e regjimit e kanë përgënjeshtruar këtë akuzë. 
Po sipas aktivistëve mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë të cilët janë helmuar me gaz vdekjeprurës. 
Por ky informacion nuk ka gjetur ende asnjë konfirmim nga ndonjë burim i pavarur informacioni. 
Ngjarja ndodh pikërisht në momentin ku në Damask ndodhen inspektorët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilët për një periudhë 14 ditore do të verifikojnë nëse në vend janë përdorur armë kimike. 
Qeveria e presidentit Asad reagoi duke thënë se kjo është vetëm një përpjeke e rebelëve për të penguar punën e onspektorëve në terren. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›