Arrestimi i liderit te Levizjes se Vellazerise Muslimane

Në Kajro dominon një qetësi e brishtë, por tensioni në vend pas arrestimit një ditë më parë të liderit të vëllazërisë muslimane vijon të jetë i lartë.
Qeveria tranzitore në vend dhe ushtria egjiptiane janë të impenjuar në një përballje të drejtpërdrejtë me vëllazërinë muslimane e cila këmbëngul në rikthimin në pushtet të Muhamed Morsit që u rrëzua me anë të një grushti ushtarak.
Ndërkohë që në Bruksel po zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian të cilët përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësuesit mes palëve, me objkektivin opër të mbajtur gjithnjë hapur dialogun mes tyre.
Edhe situata politike nuk është më e qetë, ish presidenti Mubarak që u rrëzua nga revolta popullore mund të lirohet së shpejti dhe në burg mund të përfundojë presidenti i parë në historinë e vendit që u zgjodh me votë të lirë, Mohamed Morsi. Ky i fundit ende ndodhet në dorë të ushtarakëve të cilët nuk pranojnë të tregojnë vendodhjen e tij.