E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistet tibetiane perdorin vetsakrifikimin per te tehequr vemendjen tek problemet e Tibetit

Gjate muajve te fundit disa murgj tibetiane dhe nje murgeshe i kane vene zjarrin vetes ne shenje proteste ndaj pushtetit te Kines ne Tibet. Perpjekjet per vetvrasje kane marre nje pergjigje te ashper nga zyrtaret ne Pekin te cilet kane deklaruar se keto protesta jane te lidhura me akte terorismi dhe jane te mbeshtetura nga Dalai Lama. Ne raportin e tij nga Pekini Peter Simpson ben te ditur se keto incidente pikelluese shenojne nje pershkallezim te taktikave qe kundershtojne pushtetin e Pekinit.

Qe nga muaji maj 9 tibetiane jane perpjekur te vetevriten duke i vene zjarrin vehtes.  Rasti i fundit ishte nje grua nje murgeshe budiste.  5 murgj kane vdekur nga plaget. Te gjithe ata qe tentuan te kryejne vetvrasje politike ishin nen 24 vjec.

Ashtu si edhe rastet e tjera te perpjekjeve per vetvrasje  murgesha budiste e quajtur Tenzin Wangmo hodhi paraprakisht parrulla ku behej thirrje per dhenien fund te diktatit te Kines parulla per liri besimi dhe per lejimin e kthimit ne Tibet te udheheqesit shpirteror ne mergim Dalai Lama.

Shumica e vetvrasjeve jane kryer ne qytetin e vogel Aba ne provincen Shiuan e cila eshte fqinj me Tibetin dhe qe ka nje komunitet te madh tibetian.

Qeveria kineze thote se aktet te cilat kane ndezur protesta te tjera ne rajon bien ndesh me besimin dhe shkrimet e shenjta budiste.

Por studiuesi i ceshtjeve Robert Barnet i Universitetit Kolumbia nuk bie dakort me kete perfundim.

Ka prova te pakta por qe i referohen vetsakrifikimit si nje praktike besimi ne te shkuaren mitike ku njerezit e benin kete sakrifice per te treguar devotshmerine e tyre ndaj Budes. Ndaj ne nuk mund te arrijme ne  perfundime se kjo nuk eshte praktike budiste derisa ka ndodhur ne te lashtesi.

Por ndryshe nga historia e lashte te gjithe vetsakrifikuesit e koheve te fundit jane pare si nje mesazh politik. Grupet tibetiane ne mregim kane zhvilluar manifestime te heshtura per te kujtuar ata qe i quajne martire dhe iu bejne thirrje te tjereve qe veprimet e tyre mos te harrohen.

Nje gje eshte e qarte kjo forme proteste duke i vene zjarrin vehtes eshte krejtesisht nje veprim i ri ne Tibetin modern. Nuk kemi asnje precedent te meparshem per kete... si praktike politike eshte krejteisht e re.

Vetsakrifikimet nisen mbasi autoritet kineze ne Pekin urdheruan nje vale frenuese per lirine e besimit duke i detyruar murgjerit te merrnin mesime patriotike. Zyrtaret i kane detyruar murgjerit qe te braktisnin udheheqesin e tyre shpirteror Dalai Lama dhe te mesonin doktrinen komuniste.

Murgjit kane protestuar fuqishem ne manastiret e tyre e per kete arsye Kina ka vepruar. Ata vendosen posta te vogla policie brenda manastireve si dhe kane nderprere furnizimin me uje te pijshem dhe energji elekrike ne disa te tjere.

Me te nisur vetsakrifikimet autoritet u pergjigjen duke cuar edhe me shume forca policore ne Aba per te parandaluar aktet e ngjashme vetvrasese.  Disa prej policeve jane te pajisur me pajime zjarrefikese.

Profesori Barnet thote se veprimet e protestuesve perforcojne imazhin e shtypjes nga ana e autoriteteve kineze.

shte shume e rendesishme sepse ndikon tek te gjithe tibetianet per tu ngritur e per te treguar deshperimin e tyre te thelle. shte nje zgjidhje e fundit. Pra e thene ndryshe tibetianet nuk e shohin si strategji  kete forme. Ata thone se eshte nje menyre per te treguar se presioni ndaj ketyre murgjve eshte kaq i madh sa ata nuk shohin te kete rruge tjeter.

Per grupet tibetiane ne mergim ka nje konsensus se qeveria kineze duhet fajesuar per vdekjet. Stefani Brixhed eshte drejtoreshe e organizates Liria e Tibetit me baze ne Londer.

Te rinjte tibetiane jane kurajoze dhe jane te gatshem te japin jeten per te terhequr vemendje nderkombetare per nje nga krizat humanitare  me te gjata dhe me te medha ne Tibet.

Qeverite perendimore kane publikuar njoftime qe zakonisht pajtohen me pikepamjen se taktikat kineze po ndikojne ne kete situate. Javen e kaluar Departamenti amerikani Shtetit i beri thirrjePekinit per te zgjidhur ankesat baze per popullsine tibetiane te Kines.

Pekini ka kundershtuar me force kete kendveshtrim te ceshtjes dhe vazhdon te pershkruaje vetsakrifikimet si rezultate te terrorizmit te percjelle nga Dalai Lama dhe levizja tibetine per liri.

Zedhenesja e ministrise kineze te puneve te jashtme Jiang Yu tha se shqetesimi kryesor i Pekninit eshte qe te mbaje ate qe e pershkroi si nje norme sociale ne Sishuan dhe Tibet. Ajo i quajti vetesakrifikimet aktivitete te vecuara nga ajo qe Pekini ne te vertete pershkruan levizjen tibetiane per liri. Ajo i quajti terrorizem te fshehte keto akte.

Profesori Barnet i Universitetit te Kolumbias thote se ky eshte standarti i pergjigjes se Pekinit.

Sa here qe ka nje proteste ne Tibet Kina e sheh si nje gje  te papranueshme dhe kjo eshte pergjigje standarte. Ende ata nuk kane dhene asnje prove per ate qe e quajne terrorizem.

Ministria kineze e puneve te jashteme nuk ka thene gje gjithashtu nese ka kontaktuar me autoritetet indiane per te ndjekur akuzat per terrorizem kunder grupeve tibetiane ne mergim qe jane te vendosur ne kete vend.

Kina ka thene se qeverite e tjera qe komentojne mbi kete ceshtje nuk duhet ta bejne me kete gje. Zyrtaret e Pekinit iu pergjigjen thirrjes se Shteteve te Bashkuara per respektimin e te drejtave te tibetianeve dhe qytetareve kineze duke thene se Uashingtoni nuk duhet te nderhyje ne punet e brendshme te Kines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›