E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Gjykata e Larte do te shqyrtoje pjese te reformes shendetesore te Presidentit Obama

Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara ka vendosur te marre ne shqyrtim apelimin e njeres prej dispozitave kryesore te ligjit te administrates Obama per kujdesin shendetesor.

Gjykata me e larte ne vend tha sot se do te degjoje argumentat ligjore lidhur me dispoziten qe i kerkon pjeses me te madhe te amerikaneve te blejne sigurime shendetesore ose te ndeshkohen me gjobe nese nuk e bejne nje gje te tille. Nje seance lidhur me kushtetueshmerine e kesaj kerkese ka te ngjare te zhvillohet ne fillim te qershorit 2012 ne mes te fushates presidenciale.

Dispozita perfshihet ne nje reforme te pergjithshme te kujdesit shendetesor te miratuar nga Kongresi dhe te nenshkruar nga Presidenti Obama me shume se nje vit me pare. Por imponimi mbi individet qe te blejne sigurime shendetesore ne vend qe te presin te paguajne kur te kene probleme shendetesore ka rezultuar si dispozita me problematike e ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›