E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nisën sot bisedimet në Bruksel, duke bërë thirrje për shtim të presionit ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestverlle, hodhi një ide për aksion ushtarak, ndërsa sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hag dhe ministri i jashtëm holandez, Uri Rosenthal, thanë se asnjë opsion nuk duhet të përjashtohet.

Ministri i jashtëm francez, Alan Zhupe, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një qëndrim “shumë të fortë" duke forcuar sanksionet kundër Iranit "për të shmangur një ndërhyrje të pariparueshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›