Skandali i abuzimit te femijeve demton rende Penn State dhe trajnerin e futbollit

Arrestimi nen akuzat per abuzim femijesh ndaj nje prej trajnereve te futbollit ne nje universitet prestigjoz ne Shtetet e Bashkuara eshte shnderruar me shpejtesi ne nje skandal madhor. Presidenti i Universitetit Shteteror te Pensilvanise dhe trajneri teper popullor i kesaj shkolle Xho Paterno jane shkarkuar nderkohe qe priten pasoja te tjera. Autoritetet e ketij universiteti i njohur si Penn State reaguan me vendosmeri per te treguar se zyrtaret e larte duhet te mbajne pergjegjesi nese nuk marrin masa kunder abuzimeve te tilla.
Arrestimi kohet e fundit i ish trajnerit te mbrojtjes per ekipin e futbollit te universitetit Penn State Gerald Sandusky u pasua me nje sere ngjarjesh qe kane mbizoteruar artikujt e medias amerikane.
Sandusky akuzohet per abuzimin seksual te 8 djemve gjate nje periudhe 15 vjecare. Ne Polici jane paraqitur edhe disa akuzues te tjere. Sandusky i mohon akuzat madje avokati i tij thote se ai eshte gjykuar tashme nga opinioni publik.
Megjithate ky arrestim u pasua menjehere me ndikime te tjera.
Trajneri legjendar i futbollit 84 vjecari Xho Paterno ne kete pozite per gati 50 vjet dhe me 409 fitore per ekipin e tij u pushua nga puna bashke me disa zyrtare te larte te universitetit.
Komentatore te zemeruar sportive thone se i gjithe ekipi i futbollit i cili i sjell universitetit fitime vjetore prej mbi 50 milione dollaresh duhet ti jape fund menjehere sezonit te ketij viti.
Trajneri Paterno ishte informuar rreth abuzimit te nje djali nga trajneri i mbrojtjes Sandusky ne vitin 2002. Ne ate kohe Sandusky administronte nje organizate bamirese per femijet jetime me aktivitete ne nje qender praktike te ekipit te futbollit te Penn State. Zoti Paterno njoftoi eproret e tij por jo policine.
Abuzimi i femijeve ne Shtetet e Bashkuara eshte krim qe bie mbi qeverine shteterore dhe ate lokale.
Ne Pensilvani informimi i eproreve eshte pikerisht ajo qe kerkohet ne baze te ligjit nderkohe qe ne shtete te tjera mos njoftimi i policise rreth nje abuzimi te tille mund te perbeje krim.
Ja si shprehet komisioneri i policise se shtetit te Pensilvanise Frank Noonan
Nuk behet fjale rreth futbollit apo universitetit. Kemi te bejme me nje ceshtje rreth femijeve te cileve u eshte rrembyer ciltersia e tyre ne nje kulture qe nuk beri asgje per ta ndalur ate dhe per te mos u perhapur tek te tjeret.
Kunder zotit Sandusky ka patur edhe akuza te tjera te cilat gjithashtu jane injoruar.
Skandale te ngjashme te shoqeruara me perpjekje per ti mbuluar ato kane prekur edhe shkolla te tjera ne Shtetet e Bashkuara si edhe Kishen Katolike.
Per vite me radhe mijera viktima jane ankuar tek autoritetet per abuzim seksual ne vitet e femijerise nga prifterinj katolike.
Jon OBrien president i grupit me baze ne Uashington Katoliket per Zgjedhje thote se Kisha Katolike beri gabime shume te medha ne menyren se si i trajtoi skandale te tilla.
Abuzimi seksual i femijeve ishte dicka e tmerrshme. Por perpjekjet per mbulimin e ceshtjes na zhgenjejne se tepermi dhe demtojne shume njerez brenda dhe jashte kishes. Kjo ndodh sepse nuk jane bere perpjekje te mjaftueshme per te identifikuar problemin dhe shkaqet perse ky problem nuk pranohet.
Bordi drejtues i Universitetit Penn State veproi me shpejtesi pas arrestimit per te pushuar nga puna zyrtare te larte si dhe trajnerin Paterno. Bordi po krijon tani nje komision te posacem per te hetuar menyren se si e trajtoi universiteti skandalin Sandusky qe ende nuk ka marre fund.