E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hiqe ministrin nga priza”, premiera në Metropol

Vepra e autorit anglez Erik Idle do të vijë në sallën “Çehov” nga regjisori Arbër Jakllari, sipas të cilit shfaqja trajton një problematikë që gjen hapësirë edhe në realitetin tonë.

Në familjen e ministrit të Mbrojtjes, Aleks Çarls, ndodh diçka e jashtëzakonshme: ai vret kokën dhe bie në koma, ndërsa doktori nuk i jep shpresa për jetën. E vetmja mundësi që ministri të mbijetojë është një inkubator, që punon me korrent. E shoqja e ministrit dhe kryeministri i vendit bien dakord ta mbajnë të fshehtë lajmin për interesa politike dhe gjithçka krijon situata komike. Ngjarjet dhe situatat demaskojnë politikanët nga intrigat, aferat, korrupsionin, tradhtitë, thashethemet, abuzimin, komplotet dhe shitjen e moralit e dinjitetit të familjes për të arritur në pushtet me çdo qëllim.

Në skenografikë e Beqo Nanajt do të interpretojnë aktorët e rinj Devis Muka, Ina Gjonçi, Klodjana Hoxha, Klodjana Keco, Cubi Metka, Roland Saro dhe Alban Musa. Komedia, një bashkëpunim mes Akademisë së Arteve dhe Teatrit të Metropolit, do të shfaqet edhe në datat 3, 4, 5, 9, 10, 11 e 12 qershor, ora 19:00.
/Start/

                                                                                             2011-05-28 16:40
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›