E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitet mbi të drejtat e autorit në Shqipëri

Ky aktivitet u organizua nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe projektit të  USAID – RritjeAlbania, sipas një njoftimi të MTKRS-së.

Përveç natyrës së tij informuese dhe sensibilizuese për rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes që kanë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në Shqipëri, takimi ka si qëllim edhe prezantimin e projektligjit të ri për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.

Projektligji i ri është hartuar në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian me fonde të Instrumentit të Para-Aderimit 2008 dhe është hartuar nga një grup ekspertësh nga më të shquarit sot në botë
të kësaj fushe.
/Start/

                                                                                             2012-04-24 14:57
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›