E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brok: 2012, më shumë shanse për statusin kandidat

Kjo ka qenë arsyeja e vizitës së ministres së integrimit Majlinda Bregu në Bruksel, e cila ka pasur me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok, ky i fundit shprehet se pas rivendosjes së dialogut politik dhe parlamentar në Shqipëri, ka një arsye të fortë që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit.

“Ka një arritje të rëndësishme që është zgjidhja e dialogut politik  dhe parlamentar në Shqipëri. Ne presim si Parlament që në fund të majit të kemi rezultate për përfundimin e reformave dhe kjo do të ketë një impakt të madh për konsiderimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë”, u shpreh ai, citon ABC.

Ai shton se me reformën elektorale dhe atë të Parlamentit, dialogu po funksionon dhe kjo përbën plotësimin e një kushti për të ecur përpara. “Sigurisht që ne do të shohim rezultatet  e Shqipërisë  në të gjitha fushat në progres-raportin e Komisionit, por duke qenë, se vitin e shkuar pengesa kryesore ka qenë pikërisht dialogu politik, ka një arsye të fortë për marrjen e statusit të kandidatit këtë vit”, vijoi. /Start/
 

                                                                                             2012-04-24 14:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›