Aktivitet promovues per trashegimine kulturore

Qendra e Kulturës në Ministrinë e Mbrojtjes organizoi një aktivitet promovues për trashëgiminë kulturore në kuadër të ditës ndërkombëtare të Monumenteve dhe siteve arkeologjike. Qëllimi i kësaj dite është inkurajimi i komuniteteve vendore dhe popullsisë në mbarë botën që t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore.
Arkeologu Lorenc Bejko gjatë fjalës së tij vlerësoi pasurinë e madhe shpirtërore . Ai tha se duhet të ketë një promovim më të madh të turizmit kulturor.
Të pranishëm ishin një numër i madh nxënësish dhe të rinjsh, të cilët jo vetëm do t’i trashëgojnë këto vlera, por do të shërbejnë edhe në funksion të ndërgjegjësimit të brezave që në këto vlera gjenden rrënjët e identitetit dhe të së kaluarës historike.
Në fund të aktivitetit u shfaq edhe një film dokumentar për monumentet dhe sitet arkeologjike të Butrintit, Beratit dhe Gjirokastrës.