E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e monumenteve te Kultures ne Tirane e mire

Gjendja e monumenteve brenda dhe jashtë vijave të verdha të Tiranës paraqitet e mirë, megjithatë nuk përjashtohen rastet sporadike që disa prej monomunteve kanë probleme, por edhe për ato janë marrë masa thotë për abc neës Drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës Arbër Kadia.

Mesazhi për ditën ndërkombëtare të monumenteve të kulturës është promovimi dhe afrimi i brezave të rinj me njohjen e pasurisë kulturore.
Ndërkohë që lidhur me numrin e vizitorëve për tre muajt e parë të këtij vitit ai thotë se shifrat qëndrojnë në të njëjtat shifra si një vit më parë.
Në kalendarin vjetor të aktiviteteve ndërkombëtare në fushën e kulturës data 18 prill shënon “ Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve “ qe prej vitit 1982. Në kuadër të kësaj dite muzetë dhe sitet arkeologjike kanë hapur dyert për gjithë vizitorët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›