Aktivitetet kulturore paralizohen për shkak të kaosit ajror
të cilat duket se nuk do të zhvillohen edhe në Tiranë. Në vazhdën e anulimit të fluturimeve mes Italisë dhe Shqipërisë për shkak të shpërthimit të vullkanit Eyjafjallajoekull në Islandë, Ambasada Italiane në Tiranë njofton me keqardhje se spektakli Tutta la vita è mar- vaudeville tra bonacce e tempeste është anuluar.
Një njoftim i njëjtë vjen edhe nga Ambasada franceze në Tiranë, e cila bën të ditur për Cirkun e Tiranës në Qendrën Metropolitane se Linstant Theatre Compagnie, e cila kishte planifikuar shfaqjen e cirkut Le marchand et le genie Tregtari dhe Gjeniu, një spektakël sipas përrallës Njëmijë e një net nuk do të ketë mundësi të shfaqet në Cirkun e Tiranës. Organizatorët mendojnë se ky spektakël do të mund të vijë në Tiranë në muajin qershor.