Françeska dhe Genta puthen në buzë
TIRANË- Dy konkurrentet e “Big Brother” vazhdojnë të tregojnë se janë vajza mjaft mendjehapura dhe pa komplekse. Episodi i fundit që ka ndodhur brenda shtëpisë ka qenë ai në të cilin Genta dhe Françeska i kanë dhuruar njëra-tjetrës një puthje në buzë. Gjatë një bisede të bërë në ambientin e pishinës, Gerta dhe Genta kane pyetur djemtë që ndodheshin aty se nëse do t’u duhej të putheshin me njëri-tjetrin, a do ta bënin dot apo jo.
Ata ishin të gjithë të mendimit që nuk do ta bënin për asnjë arsye në botë një gjë të tillë dhe të njëjtën gjë ka thënë edhe Gerta, e cila ka pranuar se nuk do të mund të puthte dot një femër në buzë. Genta ka thënë se nuk e ka problem të puthë një femër në buzë, se këtë gjë e ka bërë shumë herë me Françeskën dhe se nuk e ka problem ta bëjë sërish. Babai i Françeskës, Dhimitraqi tha për “Bluetooth”, se puthja është bërë më tepër për shaka. Ka qenë Genta ajo që e ka kërkuar këtë, në kuadrin e një sfide që u ka shpallur banorëve të tjerë.
(Bluetooth/BalkanWeb)