E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, shqetësim dhe shpresë për zhvillimet në Greqi

WASHINGTON - Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Obama në Shtetet e Bashkuara, argumentoi se "rezultati i paqartë" në zgjedhjet parlamentare greke i bën më të komplikuara përpjekjet për të zgjidhur krizën greke borxhit.

Zyrtari i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha për "Washington Post", se qeveria e SHBA, po shqyrton, nëse udhëheqësit grekë mund të formojë një qeveri funksionale, e cila të negociojë me Bankën Qendrore Evropiane, Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tij, SHBA vlerëson se rezultati i zgjedhjeve greke nuk e ka ndryshuar faktin se Greqia është e angazhuar për të ndërmarrë një seri reformash ekonomike.

Ndërkaq sipas "Washington Post", presidenti Obama, vëzhgon me kujdes komunikimet dhe veprimet e liderëve politikë grekë, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, që vendosi pengesa në përpjekjet për të rindërtuar ekonominë greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›