Aktiviteti letrar “Në prehër të Gjallicës” – 79 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kukësit zhvilloi edicionin e pestë të aktivitetit letrar “Në prehër të Gjallicës”. Në këtë aktivitet u ftuan të gjithë poetët dhe krijues të vargut poetik të merrnin pjesë me krijimet e tyre. Sipas kryetares së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Vera Istrefaj, interesi për të marrë pjesë në këtë aktivitet po shtohet çdo vit e më shumë.
“Interesi ishte i shtuar. Unë mund të them që edhe që poetë të cilët vijnë nga disaspora kanë pyetur muaj më përpara që të konfirmonin edhe prezencën e tyre, pasi një nga kriteret që kemi vënë në këtë edicion të pestë, ishte që nëse nuk merr pjesë dhe fizikisht domethënë që nuk merr pjesë as në konkurs. Vijojmë të kemi pjesëmarrje nga shumë qytete të Kosovës, nga shumë qytete të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, nga Mali i Zi dhe nga shtete të tjera”, deklaroi Istrefaj.
Në këtë aktivitet letrar ishin të pranishëm 79 pjesëmarrës me krijimet e tyre. Çmimin e parë e mori Sulejman Dërmaku, dhe çmimin talent i ri Lorena Çikaj.
/RTSH/