Aktoret Dhjetor 91 ne Top Story

Aleksander Meksi nje nder intelektualet e pare qe iu bashkua protestes se studenteve tha se me 11 dhjetor ka marre pjese ne protesten e mbajtur ne sheshin Demokracia me studentet dhe qytetaret e Tiranes.
Meksi dha edhe detaje nga krijimi i Partise Demokratike.
Kam qene ne protesten e 11 dhjetorit ne sheshin Demokracia me rreth 30-40 mije banore te Tiranes. Studentet Azem Hajdari dhe Mimoza Ferraj rane dakort qe partia te quhej Partia Demokratike dhe te ishte nje parti e mirefillte e jo nje parti-shoqate ashtu sikunder e donte Ramiz Alia tha Meksi.
Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se festa e vertete e pluralizimit de jure eshte 17 dhjetor data e hyrjes ne fuqi te dekretit per lejimin e nje partie tjeter dhe de facto 12 dhjetori data e krijimit te Partise Demokratike.
Ne reportazhin me intervista e kujtime te risjella nga Top Story folen edhe Skender Gjinushi Arben Imami Skender Minxhozi e Ramiz Alia te cilet vleresuan se idealet e Dhjetorit mbeten ende te paplotesuara per shqiptaret dhe po i kushtojne vendit nje kosto te larte. Gjinushi tha se pikerisht vota e lire ishte kerkesa themelore e studenteve te Dhjetorit kerkese kjo e cila sipas tij ende nuk eshte realizuar.