Selami Azem Hajdari tribun i demokracise

Duke folur ne emisionin lsquoTop Story ne Top Channel Selami theksoi se rrezimi i komunizmit eshte nje nga momentet me te rendesishme historike per Shqiperine dhe se eshte nder pjesemarrja ne te.
Nuk ka logjike te thuash se diktatura nuk ishte me ajo e meparshmja. Spekullimet duan te ulin vleren e arritjes se levizjes studentore. Diktatura me e eger ne Europe e cila disa muaj me perpara vriste njerez ne kufi nuk kishte rene u shpreh Selami.
Selami u shpreh per fillesen e levizjes Une jetoja ne Qytetin Studenti isha pedagog i ri dhe mu duk serioze. Pati pedagoge qe erdhen atje si Arben Pepa dhe mezi prisnim rastin qe te ndaheshim nga komunizmi. Me vone u be nje grupim se bashku me Zef Brocin. Por ne ate kohe duhet te mendohej per te afermit sepse frika ndaj diktatures ekzistonte akoma.
Kjo frike coi ne ngurime per pjesemarrjen ne kete levizje Po fillonte te ndihej fryma e levizjes nga Renia e Murit te Berlinit por serish ekzistonte frika dhe ngurimi. Azem Hajdari ishte ai qe me hoqi cdo lloj dyshimi me dha shtytjen perfundimtare. Azemi ishte nje tribun i demokracise i cili nuk ka marre meritat qe i takojne.
Persa i perket faktit se nga kjo levizje pati nga ata qe mbijetuan ne politike dhe te tjere jo Selami u shpreh se levizja ishte e hapur per kedo.
Azemi mbijetoi sepse kishte karizem ishte lider. Po ashtu edhe Berisha. Ato qe nuk mbijetuan nuk kishin cofronin me shtoi Selami.