E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Perparimi i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike

Uashington 9 Dhjetor 2010 / Zamira Edwards - Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope i Kongresit Amerikan qe njihet edhe si Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje nje seance degjimore per te diskutuar rreth perparimit qe eshte bere ne 7 vende te Ballkanit Perendimor dhe sfidat me te cilat perballen keto vende ne te ardhmen.

Zv. ndihmes sekretari i Shtetit per ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen fillimisht vleresoi se Shqiperia vazhdon te beje perparim te mire drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike duke shtuar se sfidat mbeten te shumta.

Por ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund tha ai.

Zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve te cituara nga Bashkimi Evropian qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE.

Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce per procesin e anetaresimit citohet z.Kantrimen nga radio Zeri i Amerikes.

Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin qendrimin e BE-se qe keto reforma te zbatohen madje do ta ndihmojne qeverine shqiptare jo vetem per ta ndihmuar Shqiperine te anetaresohet ne BE por sepse ato jane qenesore per mbarevajtjen afat gjate te demokracise ne vend.

Si zv.ndihmes sekretari i Shtetit Kantrimen edhe anetare te kongresit amerikan theksuan nevojen e vazhdimit te mbeshtetjes amerikane per avancimin e demokracise ne 7 vendet ne fjale te Ballkanit Perendimor.

Nga ana tjeter z.Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara per perparimin e ketyre vendeve por ne fund te fundit theksoi ai pergjegjesia per zgjidhjen e sfidave te mbetura bie mbi secilin nga keto vende dhe udheheqesit e tyre.

Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kane shenuar perparim drejt integrimeve euro-atlantike.

Sipas folesve ne seance perspektiva e anetaresimit ne Bashkimin Evropian eshte nje prej motiveve me te forta te mundshme per ti dhene shtytje perparimit te deritanishem ne Ballkan.

Zv.ndihmes sekretari i Shtetit Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin pranimin ne BE te te gjitha vendeve te rajonit. Ai vuri ne dukje se gjate 10 vjeteve te fundit jane vere re shenja inkurajuese ne zhvillimin politik dhe ekonomik ne rajon. Megjithe perparimin e bere tha Kantrimen ende ekzistojne sfida serioze.

eshtja me e rendesishme per keto 7 vende theksoi ai qe ndikon ne anetaresimin e tyre ne institucionet euro-atlantike eshte perkushtimi per vendosjen e shtetit juridik.

Lidhur me Kosoven ne deshmine e tij vetem pak dite para zgjedhjeve te jashtezakonshme te se dieles zv.ndihmes sekretari i Shtetit Kantrimen shprehu shqetesim rreth mundesise se dhunes gjate zgjedhjeve.

Fatkeqesisht duket se jane vetem serbet qe po perdorin dhunen per te parandaluar serbet e tjere qe te marrin pjese ne zgjedhje.

Komuniteti nderkombetar dhe qeveria e Kosoves tha ai po bejne te gjitha perpjekjet per te bere te mundur pjesemarrjen e lire te serbeve ne keto zgjedhje.

Ai perseriti qendrimin e Shteteve te Bashkuara se statusi i Kosoves eshte percaktuar nje here e pergjithmone duke cituar vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Zoti Kantrimen tha se ka ardhur koha qe pjesa tjeter e komunitetit nderkombetar te pranoje kete fakt dhe te perpiqet per nxitjen e zhvillimit te Kosoves dhe integrimin e saj si partnere e pergjegjshme.

Kjo eshte ne interes te popullit te Kosoves dhe gjithe rajonit. Fakti qe 5 vende te BE-se nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ka dobesuar ndikimin e bashkimit ne Kosove dhe ne rajon tha ai.

Megjithese BE-ja eshte shume aktive ne Kosove ajo nuk ka krijuar besueshmeri ne perpjekjet e saj per nje te ardhme te Kosoves ne radhet e saj. Sidoqofte shtoi ai bashkepunimi mes Shteteve te Bashkuara NATO-s dhe vendeve evropiane eshte i ngushte dhe i forte.

Shtetet e Bashkuara mbeshtesin oferten e BE-se per te ndermjetesuar dialogun mes Kosoves dhe Serbise i cili nxit bashkepunimin e mire mes fqinjeve lidhur me ceshtje praktike permireson jeten e njerezve dhe shanset e te dy vendeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Ai shprehu besimin se BE-ja do te ndermjetesoje kete dialog ne forma produktive nderkohe qe pavaresia sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves nuk jane ceshtje per tu diskutuar.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›