Aktoret e teatrit jo emerim por kontrate
Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mori dje serish ne shqyrtim projektligjin Per Artin per te cilin ka pasur reagime nga me te ndryshme nga palet e interesuara. eshtja qe shkaktoi debat ishte punesimi i artisteve prane institucioneve artistike dhe me konkretisht te Teatrit Kombetar duke qene se dy anetare te ketij komisioni jane aktoret Luiza Xhuvani perkatesisht perfaqesuese e grupit parlamentar socialist dhe Rajmonda Bulku perfaqesuese e grupit demokrat. Pavaresisht se ne dy krahe te ndryshem politike ne kete pike te dyja aktoret binin dakord. shte koha te hiqet dore nga emerimi i aktoreve nga drejtoret por te funksionoje sistemi i kontratave te perkohshme. Te dyja aktoret u shprehen se nje pjese e aktoreve te Teatrit Kombetar vegjeton ndersa ne skene shohim gjithnje te
njejtat figura. Deputetja Xhuvani tha se aktualisht me sistemin e emerimeve ne nje kohe kur ne strukturen e TK-se krijohet nje vend i lire ai zihet nga nje aktor i cili emerohet nga ana e drejtorit cka mund te behet edhe subjektivisht apo politikisht duke u zene rrugen elementeve te rinj e te afte. Ndersa per Bulkun ne nje kohe kur sistemi i kontratave funksionon per regjisore apo artiste te huaj qe vijne ne Shqiperi apo edhe per te jashtem jashte struktures se TK-se perse ky sistem te mos funksionoje per aktoret. Nese do te funksiononte sistemi i kontratave atehere do te ndihej rifreskimi ne trupen e aktoreve rritja e konkurrences e pse jo edhe rritja e nivelit artistik. Megjithate do te duhet kohe qe te ndodhe nje gje e tille. Kjo sepse te gjitha paleve u vjen keq per aktoret e punesuar prej vitesh te cilet nese do te largoheshin nga TK-ja me siguri nuk do te gjenin nje strehe tjeter duke qene se privati nuk mund te toleroje qe te mbaje me rroge nje punonjes qe nuk jep asnje lloj produkti. Keshtu qe debatuesit e djeshem kerkuan qe te mos merren masa drastike ndaj punonjesve aktuale ata te vazhdojne te jene pjese e trupes por te mos vijoje me sistemi i emerimeve ne rast se do te hapen vende te reja pune. Pra do te thote se kjo gjendje vegjetimi do te vazhdoje deri ne daljen ne pension te aktoreve aktuale.
Organika e ngrire
Kur dy vjet me pare nga ana e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve u propozua reformim i Teatrit Kombetar u kerkua lidhja e kontratave 4-vjecare me aktoret e roleve te dyta dhe te treta. Gjithashtu u kerkua ulja e numrit te aktoreve nga 32 ne 28. Keto kerkesa nuk u pranuan nga artistet duke qene se sapo ishin lidhur kontratat mes punedhenesve dhe Sindikates se Artisteve. Por duket se ka ardhur momenti i reformes. shte folur tanime per faktin qe nje pjese e mire e trupes se TK-se eshte teresisht joaktive. Ne skene ngjiten gjithnje te njejtet emra. Sigurisht jo per faj te tyre por as per faj te regjisoreve qe shohin tek ata sigurine e produktit te tyre. Faji eshte i organikes se ngurtesuar e cila mban ne te elemente te cilet per vite me radhe nuk i ngjiten skenes madje do te ishte e veshtire per publikun qe te lidhte emrin me fytyren. Dhe kjo sepse na vjen keq qe ta clirojme kete strukture nga ata elemente te cilet ne fund te fundit nuk japin rezultat. Nderkohe qe nuk na vjen aspak keq qe te leme pa pune apo te mos u japim nje shans atyre dhjetera te rinjve qe mbarojne Akademine e Arteve dhe qe mund te jene shume here me te vlefshem.
Heshtja e Kombetarit
E ndersa debatohet ligji Per Artin Teatri Kombetar duket sikur ka rene ne nje qetesi te patrazuar. Jemi ne muajin nentor dhe nga fronti i Kombetarit lajmet jane te pakta. Ne qender te kryeqytetit perpara ish-hotel Dajtit jane vene posterat e veprave te ngjitura ne skene ne sezonin e shkuar. Keshtu sezoni i ri u hap ne fund te muajit shtator me Elektren e Sofokliut nje tragjedi vene ne skene nga regjisori Adonis Filipi. Me vone u vijua me Kush ka frike Virginia Woolf nga Edward Albee Gjashte personazhe kerkojne autor te Luigi Pirandelos dhe nderkohe po shfaqet drama Darka e gabuar bazuar mbi romanin me te njejtin emer te Ismail Kadarese ngjitur ne skene nga regjisori Fatos Haxhiraj. Deri me tani nuk eshte folur per asnje pjese te re qe po prodhohet nga TK-ja. Sigurisht Teatri Kombetar nuk eshte nje ndermarrje prodhimi por kjo nuk do te thote qe per muaj me radhe nga ky institucion te mos krijohet asgje. Ideja e rishfaqjes se veprave te sezonit te kaluar vjen nen veshjen e repertorit. Sigurisht TK-ja ka nevoje per krijimin e nje repertori te shendoshe cka i ka munguar per 20 vjet me radhe por duket se drejtuesit e TK-se e kane marre shume lehte kete pune. Nderkaq lajmi me i ri eshte nisja e shfaqjeve se pjeseve te pergatitura nga regjisoret fitues te konkursit te te rinjve qe gjithsesi eshte nje projekt i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe TK-ja huazon vetem infrastrukturen. E ngre siparin drama Pikellim dhe dashuri me regji te Klodiana Kadillarit.
Alma Mile