E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media si promotore e dialogut nderkulturor e fetar

Dialogu nderkulturor dhe nderfetar dhe roli qe duhet te luajne mediat ne promovimin e tij ka qene tema e diskutimit ne takimin e trete organizuar nga Forumi Shqiptar per Aleancen e Qyteterimeve me drejtues te mediave gazetare e studente. Duke iu referuar vendit qe zene ne faqet e shtypit te shkruar apo ne ekranet televizive por edhe menyres se si trajtohen ceshtjet qe lidhen me diversitetin kulturor dhe fetar perfaqesues mediash si Anila Basha apo Andi Tela theksuan veshtiresite qe hasin gazetaret shqiptare ne trajtimin e temave te tilla veshtiresi keto qe shtresezohen si rezultat e nje te kaluare 50-vjecare ku feja ishte e ndaluar por edhe te edukimit apo pergatitjes ne katedrat e universiteteve ku vetem gjate 2-3 viteve te fundit kane nisur te perfshihen ne programet mesimore edhe lende qe lidhen me te drejtat e njeriut apo dialogun nderkulturor. Per ta bere temen edhe me te prekshme u sollen shembuj te ndryshem nga ceshtje te trajtuara ne faqet e mediave e qe kane ngjallur jo pak debate. Kryeredaktorja e Gazetes Shqiptare Anila Basha iu referua botimit te romanit te Ben Blushit Te jetosh ne ishull ku autori trajton temen e konvertimit te shqiptareve ne fene islame. Nje roman qe u kthye ne fenomen jo vetem per numrin e shitjeve por edhe per debatet qe ngjalli pro e kunder dhe reagimet e komuniteteve te cenuara. Nje tjeter rast i fundit eshte ai i ngritjes se memorialit ne nder te ushtareve greke ne varrezat e Boboshtices etj. Jo me pak veshtiresi paraqesin temat qe lidhen me lirine seksuale te cilat trajtohen ende si ceshtje tabu qe kane pas jo pak paragjykime. Ndersa pedagogia e Deges se Gazetarise Genta Skuraj u perqendrua me se shumti tek imazhi qe percjellin mediat dhe politika pertej kufijve per Shqiperine. Ky trajnim moderuar nga Laura Xhaxhiu menaxhere e projektit zhvillohet ne kuader te projektit Mekanizmi Mediatik i Reagimit te Shpejte ne Media mbeshtetur nga programi i perbashket MDGIF -PNUD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›