E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufomat e 6 gardisteve u mbajten peng ne Cerrik

/ /

Deshmia e ish-zyrtarit te policise u degjua nga gjykata ne seancen e djeshme ne ngarkim te te akuzuarve per ngjarjen e 23 majit 1997 ne Cerrik ku ne nje prite te armatosur u vrane 6 efektive te Gardes se Republikes dhe u plagosen disa te tjere. Sipas deshmitarit nje dite para ngjarjes Komisariati i Policise se Elbasanit ishte vene ne dijeni per renien e Postes se Policise Cerrik. Nderkohe qe gjate deshmise Moli permendi si te perfshire ne ngjarje emrat e disa prej te arrestuarve te pandehur ne proces. Vete Moli nuk kishte qene prezent ne ngjarje por faktet i kishte mesuar nga deshmitare pamore. Ne maj te 97 kemi pasur shqetesime ne posten e Cerrikut. Na kane informuar qe ishin sulmuar. Na informuan ne radio se jemi sulmuar nga banda e Cerrikut. Sipas oficerit qe na kontaktoi drejtuesit e bandes ishin Meti Bozi dhe Landi Xhepexhiu. Me informoi punonjesi i sherbimit te postes. U kishin shkuar njerez me kundratank e arme te renda dhe i kishin detyruar te largoheshin tha deshmitari. Para gjykates ai tha se pasi ishin vene ne dijeni titullaret e policise se Elbasanit kishin kerkuar perforcime nga Ministria e Brendshme. Keto perforcime kishin shkuar te nesermen diten kur ndodhi masakra e Cerrikut. Por mengjesin e kesaj dite deshmitari kishte qene vete ne Cerrik duke shmangur postobllokun ne hyrje te qytezes qe kontrollohej nga njerez te armatosur. Te nesermen shkova vete ne Cerrik. U futa nga mbrapa qytetit per te mos krijuar perplasje. Shkova me nje oficer te qarkullimit rrugor. Vajta tek posta. Ishte vec nje polic aty. Erdhi edhe inspektori i rendit Avni Jaupi. Po u kerkoja te riorganizoheshin. Ne godine shquheshin thyerje te dyerve si edhe xhama te thyer. Posta nuk funksiononte. U kthyem ne Elbasan po fshehurazi. Para se te mberrija ne ELbasan u shkembeva me forcat e policise ne Gjegjan. Perforcimet u kerkuan pasi vec postes kishte informacione per grumbullime armesh me shumice ne lagjet Ferme tek kinemaja e qytetit dhe tek ish SMT-ja ne Cerrik pohoi Moli para gjykates. Sipas deshmitarit me pas ai kishte mesuar per ngjarjen e rende. Ngjarjen e mesova nga dy agjente te krimeve qe kishin qene prezente aty. Forcat e policise ishin qelluar nga njerez me mbiemrin Buzani. Me kane thene qe edhe Meti Bozi ka qelluar. Ma kane thene shume veta kete tha deshmitari. Po sipas tij elemente te bandes kishin penguar terheqjen e kufomave. Sipas informacioneve qe kishim Meti Bozi ishte nje nder ta tha deshmitari i cili pohoi ne vijim se trupat u terhoqen vetem pas negociatave.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›