E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA sjell garancine Almir Rrapo nuk denohet me vdekje

Shkresa ne te cilen thuhet se per rastin mund te aplikohet sipas ligjeve amerikane nje denim jo me vdekje i eshte dorezuar dje vete ministrit te Drejtesise Bujar Nishani. Ne dokument thuhet se prokuroria amerikane garanton se shtetasit Almir Rrapo nuk do ti rrezikohet jeta pas ekstradimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Garancia ne fjale eshte permendur nga avokati i Almir Rrapos si argumenti kryesor kunder ekstradimit te ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme te Shqiperise. Pasi e paraqiti kete argument ne gjykatat shqiptare avokati i ish-zyrtarit te arrestuar me 2 korrik 2010 ne Tirane iu drejtua Gjykates se Strasburgut. Ne ankim ai parashtroi se klientit te tij Almir Rrapos i rrezikohej jeta ne SHBA pasi ligjet e ketij vendi parashikonin denim me vdekje per akuzat qe ishin ngritur nga drejtesia amerikane ndaj Almir Rrapos. Gjykata e Strasburgut bazuar ne kete kerkese urdheroi pezullimin e ekstradimit te Almir Rrapos nga Shqiperia drejt SHBA-ve edhe pse Gjykata e Shkalles se Pare dhe ajo e Apelit ne Tirane dhane vendim pro ekstradimit. Shtate akuza jane ngritur ne Shtetet e Bashkuara ndaj Almir Rrapos. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme u shpall ne kerkim nga autoritetet amerikane dhe tashme pritet te gjykohet per akuzat shantazh konspiracion ne ndihme te shantazhit konspiracion per lende narkotike konspiracion per vjedhje te viktimes perdorim dhe mbajtje e armeve te zjarrit pengmarrje e viktimes ne ndihme te shantazhit dhe vrasje ndaj Erjon Shehut krim i kryer ne ndihme te shantazhit. Krimi me i rende qe i faturohet Almir Rrapos ai i vrasjes sipas akuzes ka ndodhur ne vitin 2005. Almir Rrapo u arrestua ne Ambasaden Amerikane ne Tirane me 2 korrik 2010 dhe me pas iu dorezua policise shqiptare. Pala amerikane solli kerkesen qe shtetasi shqiptar te ekstradohej ne SHBA ku do te gjykohet per akuzat e ngritura ndaj tij ne mungese. tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›