E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aktori, Kevin Spacey, lirohet nga të gjitha akuzat për sulme seksuale

Një juri në Londër e ka shpallur aktorin Kevin Spacey, të pafajshëm për nëntë akuza për sulme seksuale ndaj katër burrave. Kevin Spacey është fitues i çmimit Oskar.

Ylli i Hollivudit, 64 vjeç, u përball me akuza të rënda për abuzime seksuale, që dyshohej se kishin ndodhur midis viteve 2004 dhe 2013, kohë gjatë së cilës Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic të Londrës. 

Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjyqtari Mark Wall e dërgoi të hënën jurinë në Gjykatën e Kurorës Southëark të Londrës, për të shqyrtuar vendimet e saj.

Pas 12 orësh e 26 minutash diskutimi për tre ditë, juria u kthye të mërkurën dhe dha vendimin e saj se Spacey nuk ishte fajtor për asnjë akuzë. Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”. Ai i ishte rikthyer aktrimit vitet e fundit.

Aktori luajti në serialin e Netflix për pesë sezone përpara se të pushohej nga puna në vitin 2017 lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme brenda dhe jashtë setit. Vitin e kaluar, një juri e Nju Jorkut e gjeti atë të pafajshëm për akuzat se ai mori aktorin Anthony Rapp dhe u shtri mbi të pas një feste në 1986.

Spacey: Ndjehem i përulur nga vendimi

Pas vendimit të gjykatës Kevin Spacey deklaroi se ka shumë gjëra për të analizuar, pas asaj që ndodhi sot.

Ai thotë se i është “shumë mirënjohës” jurisë që gjeti kohë për të shqyrtuar të gjitha provat dhe faktet me kujdesin më të madh, përpara se të merrte një vendim.

“Jam i përulur nga rezultati sot,”- shton ai para medias.  CCN 

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›