E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika ti kthehet debatit konstruktiv

Pavaresisht se nuk permendi fjalen krize,  Presidenti i Republikes Bamir Topi beri thirje qe politika shqiptare t’i kthehet debatit konstruktiv e te lere interesat e castit, pavaresisht çmimit qe duhet te paguje. “Vetem keshtu ndertohet nje shoqeri demokratike” tha Topi ne pritjen e dhene ne mbremje per perfaqesuesit e trupit Diplomatik te Akredituar ne Tirane, duke nenvizuar domosdoshmerine e keshillave te nderkombetare per politikanet shqiptare edhe gjate ketij viti.

"Pavarësisht aftësive tona në rritje, proceset integruese që kemi nisur
së bashku, kanë nevojë edhe gjatë vitit 2010 sa për këshillat e sinqerta
dhe të hapura, aq edhe për ndihmën e programeve dhe përvojës suaj të
gjatë në demokraci. Ne i kemi të gjitha aftësitë që gjatë këtij viti të
tregojmë më shumë mençuri, përgjegjësi, vizion e besim për të orientuar
energjitë dhe kohën tonë shumë të vlefshme drejt një debati konstruktiv,
për t’u ngritur mbi interesat imediate pavarësisht çmimit që kërkohet,
për të ndërtuar së bashku shoqërinë e vërtetë demokratike", deklaroi
Topi.

Kreu i shtetit tha se 2010-ta do te jete e rendesishme per shqiptaret,
pasi ata presin te perfitojne nga levizja e lire ne vendet e zones
shengen. Topi vleresoi administraten shqiptare se po tregon perkushtim
te madh ne plotesimin e pyetesorit te Bashkimit Europian. Topi deklaroi
se Politika e Jashtme e Shqiperise per kete vit do te fokusohet në
zhvillimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe me vendet e Bashkimit
Evropian, me Shtetet e Bashkuara, me fqinjet e Ballkanit, por edhe me
gjere.

Vilma Masha

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›