E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori Rexhep Mitrovica viziton Teatrin e Metropolit

Tirane 10 nentor NOA / Milena Selimi - Ne ardhjen e tij te dyte ne Tirane aktori Rexhep Mitrovica u prezantua perpara publikut te kryeqytetit me leximin e veprave I denuar me vdekje Marshim i permortshem dhe Kenge dashurie te autorit Jean Gent.

Edhe pse ne pak dite qendrimi ne kryqytetin shqiptar aktori i mirenjohur me origjine shqiptare pati mundesine te vizitonte ambientet e Teatrit te Metropolit ku u prit nga drejtues te ketij institucioni dhe nje grup aktoresh dhe regjisoresh te rinj te sapodiplomuar ne AAB ne Tirane.

Ne viziten e tij ne kete teater i cili eshte krijuar ne vitin 2008 aktori shoqerohej nga Raymond Chauffor shef i bashkepunimeve ne Ambasaden franceze ne Tirane.

Aktorit iu be i njohur kalendari i shfaqjeve ambiciet e radhes dhe vizionet per nje teater bashkekohor.

Ne momentin e hyrjes ne Teatrin e Metropolit aktori Mitrovica qendroi pak minuta perpara fotografise se aktorit te madh shqiptar Agim Qirjaqi dhe shprehu konsideraten e mirenjohjen e tij per kontributin e madh dhe te vyer ne artin e teatrit.

Me kujtohet loja e tij ne filmin Kolonel Bunker ku e kam admiruar dhe e vleresoj shume u shpreh Mitrovica duke u njohur edhe me shume figura te njohura te artit teatror shqiptar si Sulejman Pitarka Kadri Roshi Violeta Manushi etj te cilet jane krenaria dhe nderi i Teatrit shqiptar.

Emocionuese ishte prezenca e tij ne sallen ehov njohja me skenografine e shfaqjes se radhes ne Teatrin e Metropolit Vdekja e mbretereshes nga Rexhep Qosja.

Jam shume i lumtur qe ndodhem ketu mes jush ju falenderoj per pritjen dhe vemendjen tuaj tha Mitrovica.

Nje karrige nderi me emrin e aktorit Rexhep Mitrovica iu shtua salles ehov duke qendruar perkrah emrave te tjere te medhenj te artit dhe kultures shqiptare si Ismail Kadare Bekim Fehmiu Violeta Manushi Bexhet Nelku Kadri Roshi etj.

Nje buqete me lule nga Teatri i Metropolit nje bisede e ngrohte me aktoret e rinj dhe fjalet e tij Ndihem i nderuar qe emri im qendron perkrah artisteve te tjere qe kane bere rruge ne artin shqiptar dhe jane shembull frymezimi per te gjithe brezat shqiptare. Aktoret e rinj te pranishem paten mundesine te degjojne nga afer dhe u njohen me rolet e tij ne teater me punen ne skene dhe me ndryshueshmerine e karaktereve qe Mitrovica arrin ne personazhet qe krijon.

Vizita e tij ne Teatrin e Metropolit vazhdoi me prezantimin e ambienteve te tjera si salla Bodrum salla alternative qe i ofron publikut autore bashkekohore dhe vepra kontemporane.

Dinamike interesante dhe shume funksionale do ta cilesonte mjeshtri i fjales. Gjithashtu ai u njoh me punen e salles Shekspir salla me e re qe do ti shtohet se shpejti ketij teatri ku elementet arkitekturale perkojne me nje salle rrethore qe jep hapesira dhe ide per risi regjisoriale.

Ju falenderoj per kete takim te ngrohte dhe miqesor dhe do te jem perhere i gatshem brenda mundesive per bashkepunime me Teatrin e Metropolit.

Me keto fjale e perfundoi viziten e tij aktori i mirenjohur me origjine shqiptare Rexhep Mitrovica.

Rexhep Mitrovica eshte nje nga figurat me te rendesishme te teatrit francez.

Si aktor i teatrit kombetar francez Komedi Franceze ai ka interpretuar Hamletin me te cilin ka fituar cmimin Molire de la Rvlation thtrale.

Shtypi francez e cileson nje aktor me potencial te larte artistik qe nis qe nga zeri portreti shprehes dhe plastika.

Keto cilesi te vecanta aktoriale e bejne qe te kete mundesine te interpretoje ne shume pjese dramaturgjike te karakterit dramatik komik dhe psikologjik.

Permenden per role si Don Zhuani Mbreti Lir per interpretime te jashtezakonshme ne rolin e Orestit tek Elektra dhe ne dramen Jeta e Galileut te Brehtit.

Ne karrieren e tij si aktor numerohen shume regjisore franceze nga me te degjuarit me te cilet ai ka luajtur mbi 80 role.

Edhe ne film ai ka luajtur prane Miklos Jancso Andrzej Zulaeski Yves Angelo Gilles Bourdos Alexandre Sourine Bruno Herbulot Fabrice Cazeneuve Patrick Tringale etj.

Ne kete vizite te dyte ne Shqiperi Rexhep Mitrovica prezantoi lexime nga Jean Gent njera prej shfaqjeve te tij te suksesshme dhene ne Paris dhe Palestine.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›